Mashtrim i ndenjur
Nga "pema e trotuarit" e Edi Ramës, tek ullinjtë e premtuar të Sali Berishës, jeta e përditshme e qytetarëve shkon si në një skenar grotesk. Subjekti që e bën edhe më kaotike perspektivën e individit shqiptar shtëllungohet marrëzishëm, duke e shtuar edhe më tepër skepticizmin, së pari brenda Parlamentit.
Gjithçka prishet e shprishet, duke mbetur në fuqi vetëm premtimi mashtrues apo dyshues për ndryshim dhe ai për politikën e re, matanë të dyja palëve. Në këtë pistë të dyfishtë, palët politike po lëvizin duke dimensionuar një gabim, i cili po vjen ora të peshohet prej qytetarisë. Dasia mes qëllimit pushtetmarrës dhe realpolitikës, është prej vitesh në fuqi në këtë vend, por në kohën e sotme kjo dasi ka një rëndësi dhe efekt krejt të ndryshëm nga më parë. Kontekstet e zhvillimeve globale dhe sidomos ato rajonale i japin mundësi qytetarit shqiptar të vendosë referenca vetjake dhe të mos marrë dhe fitojë besueshmërinë e verbër ndaj udhëheqësve të kaheve në të cilat është ndarë.
Seanca e ditëve të fundit në Parlamentin e vendit, ku prej shumicës që ka uzurpuar përkatësinë e djathtë, u soll për kalim tinëzar në votim, projektligji për dosjet, riktheu imazhin e periudhës së mëparshme të tranzicionit tonë politik, atë të konfliktualitetit dhe të sjelljes bojkotuese parlamentare. Ky projektligj u soll befasueshëm në Parlament, për interes ditor të shumicës dhe jo tërësisht të kësaj shumice. Kjo ndodhi për qëllim shantazhi dhe provokimi, nga pala qeverisëse në adresë të palës kryesore opozitare, si dhe ndaj disa nëpunësve apo zyrtarëve të institucioneve kushtetuese të pavarura, me të cilët ka probleme kjo shumicë për shkak akuzash dhe aferash të shpallura publike. Në mënyrën diletante prej artikuluesve të kësaj të djathte, projektligji për dosjet edhe një herë tentoi të shantazhonte për llogari të bindjes dhe evitimit të përballjes ligjore mes politikanëve në pushtet me drejtësinë, e cila, si në përvojën klasike, edhe kësaj here do të shfaqë një sjellje komplekse.
Sjellja e beftë e këtij projektligji në Parlament ka rikthyer së pari presionin politik mbi struktura dhe organe të drejtësisë. Nga ana tjetër, kontekstet paraelektorale dhe subjektet e akuzës dhe kundërakuzës politike mes socialistëve në opozitë dhe demokratëve në pushtet po riaktualizojnë skemën e konfliktualitetit politik, të ngjashme me turet elektorale të tranzicionit 18-vjeçar. Në këtë kuptim, kjo ripërballje e dy partive kryesore të rikthen në skemën tradicionale postkomuniste, atë të mashtrimit apo shtirjes si militante e së vërtetës secila palë më vete.
Në këtë atmosferë, pre e përdorimit apo e implikimit duket se po bie edhe një pjesë e institucioneve apo e pushteteve jashtëpolitike. Mësymja përdoruese po bie mbi drejtësinë. Lënda për përdorim është e pasur. Krejt akuzat e opozitës politike, madje ato më të rëndat dhe që përbëjnë argumentin kryesor të saj për abuzivizmin dhe aferat e mandatit qeverisës të të djathtëve, janë formësuar si dosje të posedueshme prej organit të akuzës. Diçka e tillë ngjet për herë të parë në dimension dhe numër të tillë përgjatë gjithë rotacioneve të realizuara në tranzicionin 18-vjeçar mes së djathtës dhe së majtës. Megjithatë, dy argumentet kryesore, ato që lidhen me abuzimin e pretenduar për koston dhe procedurat e investimit të rrugës Rrëshen-Kalimash apo edhe përgjegjësitë e kërkuara brenda qeverisë për ngjarjen e Gërdecit, konsiderohen bazikë për përgjegjësimin penal dhe ligjor të së djathtës qeverisëse nga ana e opozitës socialiste.
Replikat e tri ditëve të fundit nga foltore të ndryshme mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryesocialistit Edi Rama, mund të konsiderohen më të ashprat e gjithë marrëdhënies së tyre në pozicionin antagonist politik.
Madje kryesocialisti Edi Rama për herë të parë prej foltores së kryetarit të PS-së dy ditë më parë, në një reagim të mprehtë eseistik politik iu përgjigj pozicionimit akuzues dhe shantazhist të Kryeministrit, i cili preferoi të përfshinte në argumentet e veta sulmuese për kryesocialistin edhe begraundin familjar dhe politik të këtij të fundit. Rikthimi i zotit Berisha te fjalët e etiketuara si "armë e vjetër" ndaj kundërshtarit politik, më shumë se veprim, ishin shprehje e nervozizmit të brendshëm. Ndërkohë që duke iu referuar çështjes së vonesës së Kodit Elektoral, Kryeministri tentoi, pa shumë inteligjencë, të shantazhonte PS-në duke sugjeruar si pistë zgjidhjeje, trajtimin e mosmarrëveshjes së PS-së me LSI-në e zotit Ilir Meta. Taktika e lojës së dyfishtë, duke promovuar së pari alternativën e zgjidhjes së problemeve brenda llojit e më pas mes dy llojeve të përkundërta, nuk rezulton shumë efikase për situatën në të cilën gjendet Kryeministri.
Beftësia e futjes në Parlament të projektligjit të dosjeve meritoi një pozicionim politiko-diplomatik prej ambasadës amerikane dhe prej ambasadorit të OSBE-së në Tiranë. Reagimi i tyre ishte pa ekuivok refuzues. Këto dy reagime të ardhura njëra pas tjetrës, shprehin kumtin paralajmërues se shumica e djathtë duhet të tërhiqet prej përdorimit të këtij projektligji për llogari ditore dhe përfitime adekuate elektorale.
Lexuar hapur, deklarimet dhe pozicionimet e dy ambasadorëve influencues, atij amerikan Withers dhe atij të OSBE-së, janë pozicionime ndaj tendencës së shfaqur për të përfshirë në shërbesë me kontekste elektoralo-politike segmente apo institucione kushtetuese.
Tashmë është bërë e qartë se Prokuroria ndodhet në pozicionin e shpalljes hapur të një konflikti me një pjesë të Ekzekutivit. Protagonizmi i shpalljes së këtij konflikti buron prej argumenteve të depozituara në formën e dosjes së çështjeve të bujshme të vitit të fundit në këtë organ. Procedimi i pashmangshëm ligjor i prokurorisë, meqenëse përkon me ditët kulmore të kalendarit elektoral, mesa duket nuk mund të evitojë koston politike në terrenin e sapondezur të fushatës.
Skema e konkurrimit elektoral dhe hamendësimet komplekse për rezultatin e ardhshëm zgjedhor e intrigojnë edhe më tepër situatën. Subjekti që po zhvillohet pas kuintave e intrigon edhe më tepër këtë subjekt të ri që po zhvillon klasa politike. Ndonëse ky subjekt është i ri, skema e vonesave përgatitore dhe procedurale është kryekëput e vjetër. Vonesa e Kodit Elektoral, paqartësia për përcaktimin e skemës konkrete të konkurrimit dhe përfaqësimit në terrenin zgjedhor, shkelja dhe mosfiksimi i afateve kohore të parashikuara nga Kushtetuta, si dhe përfshirja në lëndën e sherrit elektoral e përgjegjësive dhe pafajësive që mund të kenë institucione të procedimit dhe dekretimit të paketës ligjore për zgjedhjet, janë gjithaq pjesë e mekanizmit që përdorin kamotshëm dy palët kryesore të politikës.
Kjo është një skemë e vjetër e mashtrimit të ndenjur politik dhe paraelektoral. Përdorimi i përsëritur i kësaj skeme, kësaj here mund të shënojë tejkalimin e masës dhe ky tejkalim rrënon autoritetin dhe besueshmërinë publike. Aktualisht, Kryeministri Berisha dhe shumica e tij parlamentare zotërojnë forcën numerike të votës parlamentare. Mirëpo nëse ie numërojmë problemet me të cilat duhet të përballet që pas janarit 2009 qeveria Berisha, atëherë dyshimet për ndryshimin dhe arritjet ndryshuese, së pari në ekonomi, rezultojnë më të sfiduara prej krizës dhe efekteve të saj jashtë nesh.
Tashmë, shumëkush prej qytetarëve të këtij vendi, e beson se xhepi i Sali Berishës Kryeministër dhe i Edi Ramës kryebashkiak nuk është në asnjë pikëpamje i njëjtë me xhepin e qytetarit fans apo "armik".