Pronat, qeveria rikthen letrat me vlerë
Qeveria i konsideron letrat me vlerë, të vlefshme dhe të paskaduara, duke i dhënë mundësi pronarëve që të marrin pjesë të parët në privatizimet e aseteve shtetërore. Dje, qeveria miratoi vendimin me të cilin u lejohet pronarëve që, në të drejtën e parablerjes, 80 për qind të vlerës ta blejnë me letra me vlerë dhe vetëm 20 për qind të saj ta blejnë me lekë. Kryeministri Berisha i dha porosi ministrit të Ekonomisë dhe atij të Financave të ngrenë grupe pune për të shqyrtuar modalitetet e përdorimit të letrave me vlerë nga zotëruesit e tyre, natyrisht jo në vlerë leku, por në formën e letrave të vlefshme për përdorim në privatizime dhe ankande të pasurive publike. Kryeministri theksoi se kjo kërkon një studim të hollësishëm dhe rishqyrtim tërësor të legjislacionit dhe vendimeve të mëparshme. Ai theksoi se qeveria e tij i konsideron të vlefshme dhe të paskaduara letrat me vlerë, të lëshuara prej saj në mesin e viteve ‘90. Në vendimin e djeshëm janë përcaktuar qartë të gjitha kriteret dhe afatet për zhvillimin e procesit të privatizimeve, ku rol kryesor do të kenë pronarët, në tokën e të cilëve është ndërtuar objekti.
Vlerësimi
Qeveria ka miratuar dje kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transferohet, dhe për procedurën e shitjes. Këtij vendimi i nënshtrohen të gjitha ndërmarrjet apo objektet e veçuara, mjetet kryesore dhe mjetet e xhiros së ndërmarrjeve, shoqërive tregtare dhe institucioneve, me kapital tërësisht shtetëror. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ka rolin kryesor në këtë proces, pasi mund të urdhërojë ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Pronës Shtetërore (KVPSH). Procedurat për vlerësimin e pasurisë shtetërore fillojnë me daljen e urdhrit të ministrit Ruli, ndërsa vlerësimi i objekteve bëhet nga Komisioni i Vlerësimit, në përputhje me vlerën reale të tregut, në zbatim të legjislacionit në fuqi, duke përdorur metodat e vlerësimit të tregut. Brenda 15 ditëve, ekspertët vlerësues të komisionit përgatisin genplanin e ndërmarrjes që do të privatizohet dhe përshkrimin e saj. Pas marrjes së genplanit, të konfirmuar nga prefektura përkatëse, dega e shoqërive publike i kërkon Hipotekës hartën treguese të objektit, që do të privatizohet. Hipoteka, brenda dhjetë ditëve nga marrja e kërkesës, i dërgon Drejtorisë së Shitjes së Pronave hartën treguese, me vërtetimin hipotekor apo certifikatën e pronësisë, nëse ka. Më tej, Komisioni i Vlerësimit, i kërkon AKKP-së konfirmimin nëse trualli, në të cilin ndodhet objekti, ka pronarë, të njohur me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ekspertët vlerësues përcaktojnë çmimin e shitjes së truallit të objektit, që do të privatizohet, duke u bazuar në çmimin e përcaktuar në hartën e çmimeve, të hartuar nga AKKP dhe të miratuar nga Këshilli i Ministrave. AKKP, brenda dhjetë ditëve nga data e marrjes së kërkesës, i dërgon konfirmimin përkatës Komisionit të Vlerësimit, bashkë me vendimet përkatëse, nëse ka. Afati i plotësimit të dokumentacionit të vlerësimit për ndërtesat dhe ndërtimet, linjat e prodhimit dhe të shërbimit duhet të jetë jo më shumë se 50 ditë nga data e daljes së urdhrit për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit nga titullari, ndërsa për makineritë, pajisjet, mjetet e transportit etj., afati duhet të jetë jo më shumë se 20 ditë.
Shitja
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me marrjen e dokumentacionit të vlerësimit, dhe pasi e gjen atë të rregullt, në zbatim të legjislacionit në fuqi, ia përcjell Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike-DASHPP. Kjo drejtori, shtatë ditë pas datës së marrjes së dokumentacionit të vlerësimit nga METE, i kërkon AKKP-së konfirmimin, nëse ka vendime për truallin përkatës ku është ndërtuar aseti. AKKP, brenda dhjetë ditëve nga data e marrjes së kërkesës, i dërgojnë konfirmimin DASHPP, bashkë me vendimet përkatëse, të shoqëruara edhe me planvendosjen e pronës. Shitja e objektit bëhet, si vijon: Për rastet kur konfirmohet se objekti ndodhet në truallin e subjekteve të shpronësuara, shitja bëhet pa ankand dhe subjektet e shpronësuara të truallit, në zbatim të ligjit "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar, kanë të drejtën e parablerjes së objektit me vlerën fillestare; Në rastet kur subjektet e shpronësuara të truallit, pas njoftimit të bërë nga DASHPP, nuk kanë paraqitur dokumentet e pronësisë, deri në afatin e përcaktuar në njoftim, bëhet një njoftim i dytë, në dy gazeta me qarkullim kombëtar dhe njoftohet pronari, duke i lënë një afat të ri, prej 30 ditësh nga data e njoftimit të parë. Nëse edhe në këtë afat të dytë pronari nuk paraqitet, atëherë kryhet shitja e objektit dhe e truallit me ankand, sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim. Vlera e truallit, e përcaktuar sipas hartës së vlerës, i shkon drejtpërdrejt pronarit për kompensim.