Haraqija, 5 muaj burg për shpërfillje të Hagës
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi (ICTY) e ka dënuar me pesë muaj burgim ish-ministrin e Kulturës në Kosovë, Astrit Haraqija, për shpërfillje të gjykatës. Ndërsa ish-këshilltari i tij, Bajrush Morina, është dënuar me 3 muaj dënim. Të dyve do t‘u llogariten 36 ditët e kaluara në paraburgim.
Haraqija dhe Morina janë shpallur fajtorë, se me vetëdije kanë ndërhyrë në procesin e gjykimit, duke u munduar të ndikojnë tek një dëshmitar i mbrojtur nga gjykata, në rastin e Ramush Haradinajt dhe të tjerëve.
Prokuroria ka pohuar se në korrik të 2007, Haraqija, atëherë ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qeverinë e Kosovës, si dhe bashkëthemelues i fondit të ashtuquajtur "Komiteti për Mbrojtjen e Ramush Haradinajt", e ka udhëzuar këshilltarin e tij, Bajrush Morina, të udhëtojë drejt një vendi, ku banonte ky dëshmitar dhe ta bindë atë që të mos dëshmojë në gjykatë.
"Dhoma e Gjykatës ka gjetur dëshmi të ngritura mbi dyshime të arsyeshme se Astrit Haraqija, duke e ditur se Dëshmitari 2 do të dëshmonte para Tribunalit, e ushtroi ndikimin e tij mbi Bajrush Morinën, i cili e pranoi autoritetin e Haraqisë dhe i ndoqi udhëzimet e tij", thuhet në njoftimin e Tribunalit.
Morina e ka takuar dëshmitarin më 10 dhe 11 korrik 2007. Udhëtimi i tij është paguar nga Ministria.
Dhoma e Gjykatës vërejti, mes tjerash, se Morina i ka thënë "Dëshmitarit 2" se dëshmitarë të tjerë që kanë dëshmuar në rastin Haradinaj, më pas ishin vrarë.
"Ishte e qartë që fjalët e Bajrush Morinës ishin të qëllimshme dhe mund të kuptohen vetëm si thirrje të qartë për Dëshmitarin 2 që të përmbahet nga dëshmia në rastin Haradinaj dhe të tjerët. Sipas pikëpamjes së Dhomës së Gjykatës, një sjellje e tillë përbën kërcënim".
Dhoma e Gjykatës ka marrë parasysh rrethanat lehtësuese dhe ato rënduese, përfshirë faktin që Haraqija ka abuzuar me pozitën e tij të lartë në qeveri për të vënë nën presion një punëtor të ministrisë së tij. Si rrethanë lehtësuese për Morinën, u konsiderua presioni që është ushtruar në të nga Haraqija, ngurrimin e tij për t‘i marrë udhëzimet e Haraqisë, si dhe faktin që ai i ka kërkuar falje "Dëshmitarit 2" për sjelljen e tij.