Berisha: Ndryshim ligjit per SHISH, sipas "Antimafias"
Rozeta Rapushi
Ligji per funksionimin e Sherbimit Informativ Shteteror (SHISH) do te ndryshoje. Kryeministri Sali Berisha, premtoi dje nderhyrjet e shpejta ne kete ligj, qe sipas tij do te behen per te luftuar mafien ne vend. "Ligji per Sherbimin Informativ do te amendohet, ne menyre qe te pershtatet plotesisht me kushtet e reja te luftes kunder mafies. Duhet mbeshtetje me e fuqishme e policise dhe agjencive te tjera te zbatimit te ligjit, ne menyre qe te mund ta perballojme me me sukses kete beteje", paralajmeroi dje kreu i qeverise, gjate mbledhjes se Komitetit Keshillimor. Sipas tij, ne kuader te luftes se ashper ndaj krimit te organizuar dhe mafies, Agjencia e Luftes Kunder Larjes se Parave, do te marre disa atribute te tjera qe kane vendet demokratike te Evropes. Edhe kesaj agjencie do t'i amendohet ligji perkates dhe ajo do te kete kompetenca me te zgjeruara. "Ne hyjme ne nje faze te re, ne nje beteje shume me te veshtire se ajo e para ne kete lufte. Duhet te jemi realist, sepse bandat kane fizionomine e tyre, strukturen e tyre. Eshte bere nje beteje e shkelqyer, e suksesshme, por ekonomia e mafies dhe mafia eshte problem me kryesor, me te cilin ne duhet te perballemi me zero tolerance",-tha Berisha ne mbledhjen e fundit te ketij komiteti, i cili nuk do te ekzistoje me pas hyrjes ne fuqi te ligjit "Antimafia", por do te shihen forma te tjera me te pershtatshme qe te mund te ecet perpara ne kete beteje. Sipas Berishes, qeveria eshte e vendosur per te luftuar ashper krimin e organizuat dhe mafien. Kryeministri theksoi faktin se ministrite jane porositur per rekrutuar eksperte te niveleve me te mira. Nga ana tjeter, kreu i qeverise tha gjithashtu se do te vendosen regjime me te rrepta ne burgje per klanet mafioze. "Duhet te kete regjim te rrepte, sepse ne qofte se ne i leme ata te komandojne nga burgjet klanet e tyre, ne thjesht u kemi siguruar atyre "pushime". Ata do te vendosen ne regjimin me te rrepte, deri sa hetimi te kete zberthyer te gjithe klanin, interesat, veprimtarine e tij. Por, nese i lejohet celular ne burg, ai vazhdon e mbron klanin, e komandon ate brenda e jashte burgut", tha kreu i qeverise. Ndaj sipas tij, regjimi ne burgje do te jete deri ne limitet me te skajshme, duke respektuar sigurisht Kushtetuten, pasi te drejtat baze kushtetuese nuk mund t'i mohohen askujt. Ne kete kuader, ai siguroi gjithashtu opoziten socialiste, se do te pranoje cdo propozim qe ajo do te jape per permiresimin dhe amendimin e ligjeve per luften kunder krimit te organizuar dhe mafies.