Topi dekreton ligjin "Antimafia", shuhet shpresa e opozites
Presidenti Bamir Topi, dha firmen dje pro ligjit te ashtuquajtur "Antimafia". Diten e djeshme, para festave te fundvitit, kreu i shtetit dekretoi ligjin "Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar dhe trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise". Ligji eshte miratuar bujshem ne Kuvend nga mazhoranca e djathte, pak jave me pare dhe vleresohet si nje nder me te ashprit ne luften kunder krimit te organizuar. Ligji synon te ndeshkoje krimin e organizuar, nepermjet konfiskimit te pasurive te bera nepermjet tij.