E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: "Politika, mbeshtetje reformes ne drejtesi"

Presidenti Bamir Topi i beri thirrje partive politike te cojne perpara reformen ne drejtesi pavaresisht debateve qe kane. I pranishem ne Konferencen "10 breza magjistratesh te diplomuar nder vite ne Shkollen e Magjistratures", kreu i shtetit, i kujtoi forcave politike, se e kane si detyrim paraelektoral te mbeshtesin vazhdimin e reformes ne sistemin e drejtesise. "Mjaft ligje ne sistemin e drejtesise kerkojne nje votim te kualifikuar dhe sigurisht qe kerkojne nje numer minimalisht te domosdoshem per ta realizuar kete legjislacion. Duhet qe te gjithe se bashku, duke filluar nga une i pari, duhet te ngreme zerin", theksoi presidenti. Sipas Topit, reforma ne drejtesi, nuk behet me veprime revolucionare. "Padashur te futem ne vullnetin e partive politike, e kam thene dhe e shpreh dhe nje here qe, eshte absolutisht ne te drejten e tyre, por edhe ne pergjegjesine e tyre qe te vazhdojne reformen ne legjislacion, sidomos ne fushen e drejtesise", shtoi Topi. Ai theksoi faktin se shoqeria ka nevoje me shume se kurre per gjyqtare dhe prokurore, qe te rrisin cilesine e veprimtarise se sistemit te drejtesise dhe pavaresi te plote te ketij sistemi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›