“Kosova do të çelë ambasadën në Shkup brenda shkurtit”
"Kosova është partneri i tretë tregtar i Maqedonisë, dhe është në interes të ndërsjellë bashkëpunimi në fushën e sigurisë, të drejtësisë dhe në sfera të tjera", ka deklaruar për mediat ambasadori Krajanov. Ai theksoi se forcimi i bashkëpunimit ekonomik është prioritet i Maqedonisë në Kosovë dhe u angazhua që firmat nga ky vend të marrin punë në ndërtimin e infrastrukturës së Kosovës. Kosova dhe Maqedonia i kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike në muajin tetor, menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e vijës kufitare.