E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Ndryshimet mbaruan

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do te kete ndryshime te tjera ne qeveri pas atyre te propozuara nga Levizja Socialiste per Integrim.

Gjate nje konference te improvizuar shtypi Berisha vleresoi Dritan Priftin dhe ministrat e LSI ne pergjithesi por deklaroi se ishte detyruar te plotesonte kerkesen e Ilir Metes te cilen ai ia kishte propozuar 6 muaj me pare.

Une kam patur bashkepunim te shkelqyer me secilin nga ministrat e LSI-se. Jeni deshmitare mbi veprimtarine shume te rendesishme te Ministrise se Jashtme gjate kesaj periudhe u shpreh Berisha.

Kryeministri vleresoi se reformat ne fushen e Ekonomise me ministrin Prifti ne drejtim te Ministrise kane ecur me ritme te larta dhe se bashkepunimi me te ka qene pozitiv.

Bashkepunimi i Priftit meriton mirenjohje te plote nga ana ime dhe i tille eshte bashkepunimi edhe me ministrin e Shendetesise theksoi Berisha.

Shefi i qeverise theksoi se eshte ne te drejte te seciles force politike ne koalicion me PD-ne qe te percaktoje kompozimin e perfaqesimit te saj ne qeveri dhe administrate.

Kryeministri theksoi se keto ndryshime behen nga forca aleate ne qeveri dhe ai i respekton ato por shtoi se Partia Demokratike nuk ka asnje motiv per te bere ndryshime te tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›