E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Në 1 Korrikrritje e madhe pagashe pensionesh

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha përsëriti dhe njëherë sot se nga 1 Korriku do të nisë rritja e madhe e pensioneve dhe pagave. Deklarata u bë sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, ku Berisha siguroi se kjo rritje do të ndikojë në rritjen e pagës mesatare, që sipas tij, para 18 vjetësh ishte vetëm 8 dollarë, kurse sot ka arritur në 500 dollarë.

“Ndjehemi të lehtësuar që për këtë qeveri i pari është qytetari”, theksoi Berisha në mbledhjen e grupit demokratik.

Sipas kryeministrit, vetëm 3 javë ndajnë 820 mije punonjës të administratës e pensionistë nga përfitimi i rritjes më të madhe të rrogave e pensioneve.
Për kreun e qeverisë gjithcka është e realizueshme pasi, Shqipëria ka patur këtë vit tregues të mirë ekonomikë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›