E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhdukja e te mitures, ndalohet 23-vjecari

KORCE- Nje tjeter vajze e mitur arratiset nga shtepia ne drejtim te paditur, por kete here duke plackitur edhe pasurine e familjes se saj. Prej kater ditesh 14-vjecarja, Tamara H., banuese ne qytetin e Korces, rezultonte e zhdukur pa gjurme dhe prinderit depozituan denoncimin ne komisariat ne fundjave, bashke me kallezimin e zhdukjes se 2 mije eurove. Nxenesja e klases se tete te nje shkolle 9-vjecare u gjet mbreme ne qytetin e Fierit ne shoqerine e nje djali 23-vjecar, emri i te cilit nuk u be i ditur, ndersa u shoqerua ne ambientet e komisariatit per hetim. Sipas familjareve dhe mesuesve, javet e fundit vajza mungonte shpesh ne shkolle dhe prej disa ditesh nuk e frekuentonte me klasen e saj.
Policia vendore eshte vene ne alarm pas denoncimit duke shperndare ne te gjitha pikat kufitare dhe komisariate fotografine e te mitures, sic shihet dhe me poshte. Shqetesimi i pare ka qene mundesia e nje trafikimi jashte vendit, por fakti se vajza ka marre 2 mije euro kursime te prinderve ka cuar grupin hetimor ne pisten e largimit me deshire pas mashtrimit dhe njohjes me ndonje djale. E mitura nuk eshte gjetur as pas kontrolleve te disa banesave, hoteleve apo moteleve. Po keshtu nuk rezulton te kete dale nga pikat kufitare. Fale fotografise, policet e gjeten ne qytetin e Fierit rreth ores 21:00 te mbremjes se djeshme dhe e shoqeruan se bashku me djalin 23-vjecar, por nuk i gjeten shumen e eurove.
Prinderit i thane policise se vajza Tamara H., ishte larguar prej dites se premte nga banesa dhe fillimisht kane kujtuar se ndodhej tek nje nga te afermit. Por pas interesimit te te gjithe familjet, nuk moren asnje pergjigje pozitive, teksa konstatuan edhe zhdukjen e parave. Menjehere pas denoncimit ne polici, nga familjaret, kane nisur kerkimet nga policia per vajzen e zhdukur Tamara H. E mitura, mesohet se prej disa kohesh kishte braktisur edhe shkollen, ndersa largimi i saj bashke me kursimet e mbledhura te familjes, shton dyshimet per mashtrim. Pistat qe po hetohen jane largimi me deshire dhe mashtrim me qellim trafikun e mundshem jashte vendit. I dyshuari do te jape shpjegimet ne komisariat, ashtu sikurse dhe vajza e mitur nga Korca, por qe u gjet shume larg nga banesa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›