E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikanti shqiptaro-maqedonas i droges, kapet i fshehur ne Korce

Korce- Nje shqiptaro-maqedonas, i kerkuar nderkombetar dhe denuar me rreth 9 vite burg per akuzen "trafik droge" nga drejtesia italiane, kapet i fshehur ne qytetin e Korces. Oret e vona te se shtunes, agjentet e komisariatit ne kete drejtori, bene te mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e Mevludi Rifati, 44-vjec, banues ne fshatin Frengove te komunes Struge te Maqedonise. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se ndalimi eshte kryer per llogari te drejtesise italiane. "Per Mevludi Rifatin eshte leshuar urdher-arresti nderkombetar nga Gjykata e Bolzanos, per shkelje te nenit 110 te Kodit Penal Italian dhe neneve 73 dhe 80 te aktit 309/90 per drogen, per vepren penale te bashkepunimit ne trafik heroine", njoftoi policia e Korces diten e djeshme. Gjate gjykimit te tij, Rifati ka qene i arratisur dhe shpallur ne kerkim. Ne mungese atij i jane dhene denim 8 vjet, 11 muaj dhe 21 dite burg, kurse dokumentet per ceshtjen jane shperndare nga Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana. Te gjitha komisariatet jane vene ne dijeni per 44-vjecarin qe dyshohej se fshihej ne Shqiperi dhe pikerisht ne qytetin e Korces. Pasi e kane lokalizuar, agjentet i kane vene prangat shqiptaro-maqedonasit ne nje banese ku rrinte me qira dhe pritet qe te behet ekstradimi i tij per llogari te autoriteteve italiane ditet e ardhshme. Per arrestimin, po diten e djeshme u njoftua edhe zyra e Interpolit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›