E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i droges, 20 operacione, 2,8 tone hashash Lazarati i kapur

Gjirokaster- Kater operacione te koduara ne muaj kane cuar ne sekuestrimin e 2,8 tone marihuane qe dilte nga fshati Lazarat gjate periudhes janar-maj te ketij viti. Gjithsej jane 20 aksione me 32 persona te ndaluar ne flagrance si pjesetare te grupeve te narkotrafikut, 14 mjete te sekuestruara me gjithe ngarkesen dhe nga te arrestuarit 11 jane banues ne fshatin Lazarat te Gjirokastres. Por 8 persona te tjere u shpallen ne kerkim nderkombetar dhe operacionet me te bujshme kane qene ato te koduara "Gjuetia e nates", "Parukieria", "Rrethimi i kalase", "Antenat", "Befasia", "Ndjekja", "Shetitesit e nates", "Pertej Kufijve" dhe "Freskia". Tre prej operacioneve kane pasur per objekt goditjen e krimit ekonomiko-financiar ne keto pese muaj, ku jane arrestuar zyrtare dhe ish zyrtare, doganiere, punonjes policie te kufirit, per korrupsion e shperdorim detyre. Po keshtu jane goditur tre grupe te plackitjeve ne qytetet e qarkut Tepelene, Permet e Gjirokaster, me 14 autore. Sektori Operacional ka kapur 29 persona ne kerkim per vrasje, shfrytezim prostitucioni, vjedhje me arme dhe me dhune. Objektivi i ketij viti ka qene heqja e Lazaratit nga harta e droges, qe ka nisur prej muajve te pare me bllokimin e 13 kamioneve me pleh dhe uje. Per here te pare policia hyri me patrulla ne fshatin "rebel" me sherbim 24 oresh dhe 16 efektive. Pas fushates sensibilizuese me takime e broshura, nisen kontrollet nga toka dhe ajri, ndersa nuk eshte konstatuar asnje parcele hashashi e mbjelle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›