E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton te vrase fqinjin, hedh armen ne shtepine e tjetrit

Elbasan- Grindet me fqinjin, tenton ta vrase me "kallash", por hedh armen ne oborrin e nje tjeter shtepie dhe arratiset. Policia shpalli ne kerkim si te dyshuar per "kanosje" dhe "armembajtje pa leje" Rodian Bylykbashin, 25 vjec, banues ne lagjen "Skenderbej", ndersa po heton nese eshte edhe pronari i 500 gram hashashi te gjetur ne shtepine e pabanueshme ku u gjet arma e fshehur pas krimit. Bylykbashi akuzohet se ka tentuar te vrase pas sherrit fqinjin e tij perballe me inicialet A. M., 36 vjec. Te shtenat e armes kane alarmuar banoret, po per fat te mire nuk ka pasur te lenduar. Pas krimit 25-vjecari ka hedhur armen ne oborrin e shtepise se Gj. Gj., ku nga kontrolli i bere u gjet arma dhe nje qese me material bimor qe dyshohet si hashash me peshe gjysme kilogram.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›