E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ne, 1 ndër 10 qeveritë më dëmshkurtra në biznes

Sali Berisha

Në forumin gjermano-shqiptar, Berisha falenderon kompanitë gjermane dhe i fton të investojnë në Shqipërinë me një ndër dhjetë administratat më të vogla dhe një ndër dhjetë qeveritë më dëmvogla në biznes   

TIRANË Pak vite më parë, qeveria ime u angazhua në një betejë të madhe me burokracinë shqiptare, për tju lehtësuar barrën e rëndë burokratike. Ku jemi sot në këtë përpjekje? Jemi sërish burokratë, por jemi ndër 10 vendet me qeveri dhe administratë më të vogël në proporcion me popullatën. Jemi ndër 10 vendet me qeveri më dëmshkurtra ndaj biznesit, iu drejtua kryeministri Berisha drejtuesve të biznesit gjerman në forum. Sipas tij, 97% e atyre që kanë aplikuar për licenca ndihen të lumtur ose shumë të lumtur me funksionim e QKR-së.

Berisha i mëshoi gjithashtu rëndësisë së investimeve shumë të mëdha qeveritare në infrastrukturë. Së shpejti, çdo investor i huaj do kapë Tiranën nga çdo qoshe e këtij vendi duke kursyer 70% të kohës. Nga 2005 ka një përmirësim të shëndetësisë, arsimimit dhe përhapjes së internetit. Kushtet e jetesës janë gjithnjë në përmirësim. Ka një model fiskal ndër më të favorshmit për ju. Taksa e sheshtë 10% . Kontributet shoqërore 15% për sipërmarrësit. Kostoja e ndërtimit është 50% më e ulët se në vende të tjera të Europës, për një sërë motivesh. Pa harruar të vlerësojë se shteti gjerman në dy dekadat që shkuan ishte donatori kryesor në vendin tonë. Ndihma bujare është shtrirë në të gjitha fushat. Në qindra projekte nga arsimi, infrastruktra ujore, elektrike, shëndetësi etj.

Ju garantoj që kjo ndihmë ka qenë faktor i rëndësishëm i transformimeve të ndjeshme, që ka pësuar vendi im këto njëzet vite. Krahas ndihmës shumë të çmuar, një seri kompanish nga vendi juaj kanë vendosur në Shqipëri ëndrrat e tyre më të bukura, projektet, dhe i kanë shndërruar në histori suksesi. Operojnë në fushat më jetike si: financat, bankat, transporti etj. Kompania gjermane pajisi Shqipërinë me pasaportën më të bukur të viteve të fundit, aeroportin e ri, me një menaxhim të shkëlqyer. Jam i vendur në logjikën se paratë në kontot tuaja bankare janë më të vlefshme për qytetarët shqiptarë, se sa në kontot e qytetarëve”, u shpreh kryeministri.

/M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›