Vëzhgimi/Bamir Topi nuk po iu ndahet dietave, as në fund të mandatit
20-06-2012 / Gazeta 55
Në të dyzetat e fundit të presidencës së Bamir Topit, Presidenti në ikje, nuk ju ndahet dietave. Në këtë fund të mandatit të tij, Bamir Topi po kujdeset, që me një intensitet vajtje-ardhjesh jashtë Shqipërisë, të plotësojë ndonjë merak apo brengë, që i ka ngelur..., lidhur me ndonjë dietë të mundshme që nuk e ka pasur pjesë të gastronomisë së tij.
I shquar për vajtje-ardhje kot, në fakt jo fare kot, por në më të shumtën e rasteve për të ndjekur ndonjë ndeshje futbolli “live”, Bamir Topi në të dyzetat e fundit po tejkalon edhe veten.
Çudia këtu nuk qëndron te “pse”-ja e këtij densitetit lëvizjesh jashtë shtetit të Bamir Topit..., por çudia, ca më e madhe, qëndron te fakti “se si” ai arrin t’i përballojë gjithë këto udhëtime..., kot.