E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik klandestinësh, Bolivi- Shqipëri- BE

Aeroporti i Rinasit

Dashamir Biçaku

Flamur Vezaj

TIRANE- Prokuroria dhe zyra e e Hetimit të Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë arritur të zbardhin një rrjet të trafikut të klandestinëve nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së, duke përdorur si pikë tranziti Shqipërinë. Rrejti synonte të instalohej në Shqipëri, duke tentuar të përdorte pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë drejt vendeve të BE-së, kryesisht Greqisë dhe Italisë, si Durrësi, Rinasi, apo Kakavija etj. Burimet e organit të akuzës thanë se nga pyetja e realizuar nga hetuesit e policisë, të të arrestuarve është mësuar se ata kanë paguar nga 5500 dollarë, për të udhëtuar nga Bolivia drejt Shqipërisë- Italisë e më pas me destinacioni Spanjën apo Italinë. Fillimisht në momentin e parë, kur përgatiteshin procedurat e udhëtimit drejt Shqipërisë, merreshin 2500 dollarë amerikanë, ndërsa në momentin që personi merrte në dorë pasaportën me vizë dhe leje qëndrimi false, paguanin edhe sasinë e dytë prej 3 mijë dollarësh të tjerë. Kjo bëhej përpara se të niste udhëtimi nga Bolivia, në drejtim të Shqipërisë për të përfunduar në Spanjë.

Tri ditë më parë, policia kufitare e Rinasit, zbuloi disa persona që udhëtonin nga Bolivia në drejtim të Shqipërisë, duke përdorur viza turistike të marra në një prej ambasadave tona në vendet e Amerikës Latine. Këto viza zakonisht kishin një kohëzgjatje nga 1- 3 muaj. Të dielën në mesditë katër persona me shtetësi boliviane tentuan të udhëtonin me dokumente të falsifikuara, spanjolle kryesisht leje qëndrimi dhe pasaporta të vendit Iberik. Sipas burimeve të policisë, bëhet fjalë për Han Karlos, (Juan Carlos) 21-vjeç, Dora Raul Alvaro 19-vjeçe, Raul Lucio 43-vjeç si edhe Xheni Vargas (Jenny Vargas) 44-vjeç. Policia tha se ka ndaluar bashkë me ta pas kësaj tentative, edhe personin shqiptar që kishte dalë garant në Shqipëri për qëndrimin turistik të këtyre personave. Nga verifikimet e kryera nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare u zbulua se veç këtyre tre personave, kanë mundur të ikin 14 persona nga 18 të tillë që kanë udhëtuar në drejtim të Shqipërisë me si vizitorë. Hetuesit e policisë kanë konfirmuar se nga verifikimet e kryera është konfirmuar se pjesa më e madhe të larguarve kanë pasur edhe persona me që kanë pasur shtetësi italiane, apo të vendeve të tjera të BE-së.

Hetimi i kryer ka zbuluar se në Spanjë, një person merrej me pajisjen e personave me leje qëndrimi, por pasi këta të fundit kishin mbërritur atje. Nga verifikimet e kryera nga policia nëpërmjet numrit të kontaktit të lënë klandestinëve nga personi që duhej tiu siguronte leje qëndrimet është konfirmuar se ai kishte fikur telefonin. Sipas burimeve, pasi paguheshin paratë, personat merrnin pasaportat dhe udhëtonin drejt Turqisë, më pas në Shqipëri, nga ku dërgoheshin në Itali për të përfunduar më pas në Spanjë. Sipas dëshmisë së një prej të arrestuarve, kanë qenë të 18 persona në dy fugona dhe më pas janë nisur për në Maqedoni nga Qafa Thana, por nuk janë lënë të hyjnë për shkak se nuk kishin leje qëndrimit të shtetit maqedonas.

Më pas janë nisur drejt Kosovës, ku në pikën e kalimit kufitar të Vërmicës- Morinë janë kthyer mbrapsht për të njëjtin shkak. Më pas nga Rinasi 14 prej tyre janë larguar drejtë Italisë dhe katër të tjerët kanë mbetur në Shqipëri ku janë ndaluar në Rinas pasi është konstatuar se lejet e qëndrimit spanjolle kanë qenë false.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›