E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Ne 2011-n rritje pagash e pensionesh

Kryeministri Sali Berisha njoftoi dje ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se se zhvillimi i turizmit gjate vitit 2010 ka njohur nje bum te vertete.

Kreu i qeverise pohoi se kushdo mund te verifikoje ne internet se Shqiperia eshte vendi me i klikuar ne rajon sa u perket resurseve turistike. Gjate fjales se tij Kryeministri Sali Berisha konfirmoi se qeveria ka ne plan te vazhdoje trendin rrites te pagave dhe pensioneve edhe gjate vitit 2011. I them zotit Rama se do ti rrisim rrogat kjo nuk ka asnje lidhje me zgjedhjet dhe i them se nese do ta kundershtoje kete vendim sic ka bere deri tani nuk do te kete rezultat pasi ne jemi te vendosur - tha Berisha.

Lidhur me zhvillimin ekonomik per 2011-n Berisha tha Nisim kete vit me nje pritshmeri per rritje ekonomike 7. Kjo rritje eshte e arritshme dhe e bazoj ne performancen ekonomike te 6 muajve te fundit dhe ne heqjen e vizave.

Viti 2011 do te jete i paperseritshem per sa u takon zhvillimeve ekonomike dhe perfitimeve qe do te ndihen ne buxhetin familjar te cdo shqiptari. Premtimi vjen nga kreu i ekzekutivit ne takimin e pare me deputetet demokrate ne hapje te legjislatures se re parlamentare. Kryeministri duke u ndalur gjate ne arritjet dhe sukseset e vitit qe lame pas ka deklaruar se 2011-a do te njohe rritjen ekonomike me te madhe ne Evrope por do te njihet edhe per realizimin e projekteve te medha ne infrastrukture shendetesi e arsim. Per Kryeministrin viti 2011 do te vendose edhe rritjen e te ardhurave me te medha familjare fale vendimit te qeverise per te rritur pagat dhe pensionet dhe kjo jo per perfitime elektorale por si nje projekt madhor i kesaj mazhorance. Kryeministri permendi se ne tenderin per ndertimin e tunelit te Elbasanit te hapur diten e hene kane paraqitur interes per te marre pjese 26 kompani projekt ambicioz ky qe Berisha ka premtuar se do ta realizoje brenda ketij mandati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›