E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ngre grup juristesh Do te rrezoj montazhin

Kreu i LSI-se Ilir Meta e konsideroi dje montazh video-pergjimin e regjistruar nga Dritan Prifti ndersa informoi se eshte ngritur nje grup pune me juriste te njohur ne vend te cilet do te analizojne dhe do te paraqesin faktet dhe provat qe rrezojne montazhin e videos. Sipas Metes duke e montuar dhe duke e publikuar materialin ne fjale Edi Rama si kryetar i PS-se synoi realizimin e nje puci ndaj qeverise. Ekipi i juristeve qe eshte nje ekip profesional neser do te nise punen dhe ky pergjim kriminal do te behet nje shembull jo vetem per autoret e tyre por per cilindo qe do te perdore shantazhin per te kapur peng vendin. Une do ta fitoj ne menyren me spektakolare kete beteje dhe me tete maj do te jepet edhe vendimi politik - theksoi z. Meta. Kreu i LSI-se vuri ne dukje se drejtesia ka ne dore kete ceshtje duke zbardhur montazhin qe eshte bere me materialin. Ai tha se montazhi me regjistrimin ne fjale ka qene kriminal. Qellimi i ketij veprimi sipas Metes ka qene marrja e pushtetit me dhune. Shpifjet do te demontohen para drejtesise ndersa Edi Rama do ta marre pergjigjen me 8 maj - u shpreh z. Meta. Kreu i LSI-se siguroi se te gjitha shpifjet e bera per shkak te detyres do te demontohen ne menyren me te turpshme. Me tej Meta akuzoi Ramen se ka kerkuar qe te vije ne pushtet permes shantazheve dhe puceve dhe se eshte nje njeri i marre peng nga mafia. Shume shpejt qytetaret shqiptare do te shohin se ata qe duan te vijne ne pushtet permes dhunes jane montazhues te felliqur. Nje njeri i marre peng nga mafia dhe krimi i organizuar - tha z. Meta. Kryetari i LSI-se Ilir Meta hodhi serish akuza ndaj lidershipit socialist qe sipas tij po perpiqet te marre pushtetin me metoda kriminale. Ne nje prononcim per mediat Meta perdori tone te ashpra edhe ndaj ish-vartesit te tij Dritan Prifti i cili publikoi videon e aferave.

Nje njeri qe akuzoi babain e tij synoi te bente nje puc permes nje pergjimi kriminal te paligjshem dhe te pashembullt duke perdorur si deshmitar nje funderrine te papare qe e kishte akuzuar Edi Ramen si nje njeri qe e kishte pare duke marre kokaine ne zyren e kryetarit te bashkise - deklaroi z. Meta. Ai eshte shprehur i bindur se montazhi i Edi Rames do te deshtoje. U konfirmoj qytetareve se montazhi i felliqur se titrat e vendosura nga Edi Rama se e gjithe kjo veprimtari kriminale do te demontohet ne menyre spektakolare nga drejtesia - pohoi Meta. Duke njoftuar ngritjen e grupit te eksperteve qe do te hetojne ceshtjen Meta ka theksuar se pushteti mafioz i Rames do te marre fund ne zgjedhjet e ardhshme lokale.
Kam ngritur nje grup juristesh qe do te nisin punen dhe shqiptaret do te shohin se njeriu qe do te vije ne pushtet permes dhunes eshte nje montazhues i felliqur i marre peng nga mafia dhe krimi qe ne 8 maj do marre verdiktin nga qytetaret si nje funderrine morale dhe politike. Me 8 maj do te pastrohet qyteti i Tiranes nga nje monster - ka shtuar Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›