Berisha: Ne 2013, fitore si 22 mars '92 Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje i bindur se qershorin e ardhshem do te perserise fitoren e 22 marsit te vitit 1992. Gjate takimit te zhvilluar me kreret lokale te Partise Demokratike dhe anetaret e grupit parlamentar per pergatitjet e festimeve me rastin e 20-vjetorit te fitores se PD-se me 22 mars '92, kryeministri tha se ne zgjedhjet e ardhshme do te perseritet e njejta fitore. "Me vleresimin me te madh per kontributin qe ata japin dhe do te japin ne shnderrimin ne realitet te projektit te Shqiperise europiane, te kesaj force politike, une kam besim te madh se ne do te jemi ne lartesine e kesaj detyre, se do te justifikojme plotesisht besimin, deshiren, vullnetin e te rinjve dhe te rejave, e qytetareve te cdo moshe, per t'i bashkuar me PD-ne dhe per te ecur te sigurt drejt nje fitoreje te shkelqyer. Qershori qe vjen do te perserise 22 marsin e vitit '92", - tha kreu i qeverise. Berisha tha se fakti qe pas 20 vitesh PD eshte ne pushtet, kjo perben jo vetem nderimin me te madh, por edhe besimin, e detyrime e pergjegjesi me te medha. Ne kete kontekst, kryeministri tha se me 22 mars, do te organizohet festa me e bukur nga viti '92. Keshtu, kryeministri ftoi dje te gjithe shqiptaret, qe te marrin pjese ne manifestimin qe do te zhvillohet me 22 mars, ne oren 12:00, ndonese festa do te vazhdoje deri ne darke ku do te kulmoje edhe me fishekzjarre. "22 marsi eshte festa e te gjithe shqiptareve, eshte dita ne te cilen shqiptaret, me shume se kurre, votuan nje force politike dhe i riperterine besimin asaj force politike, me shume se cdo force tjeter ne Europen ish-komuniste. Ky eshte realiteti i Partise Demokratike. Ndaj, 22 marsin, ne do ta caktojme si diten, me te cilen do te nisim nje seri te re anetaresimesh ne Partine Demokratike, seri e cila do te vazhdoje ne menyre te panderprere, deri nje muaj para zgjedhjeve te qershorit te vitit 2013", - theksoi kryeministri. Sipas tij, me kete, PD do te synoje qe te ftoje qe te bashkohen me te, energjite me te mira te komunitetit dhe shoqerise. Berisha theksoi se kjo gje eshte jetike, ne sensin qe 20 vitet qe kaluan ishin vite te perpjekjeve te medha dhe 20 vitet qe vijne kane nevoje per nje energji te re, te gjithanshme, kane nevoje per kontribute te reja ne cdo seksion, ne cdo dege e nendege. Kreu i selise blu tha se PD, sot pas 20 vitesh, eshte force ne qeverisje, force e fitores, nje parti, tek e cila kane mbeshtetur besimin dhe projektin e tyre politik, cdo vit, mijera e mijera qytetare e qytetare, te rinj e te reja. Kryeministri permendi gjithashtu se gjate ketyre viteve, PD udhehoqi vendin ne anetaresimin ne NATO, ne reforma te gjithanshme, rritjen e rrogave, pensioneve, etj. "Jane keto reforma dhe keto qendrime qe po konturojne cdo dite e me shume nje sistem mjekesor me teknologjite me moderne, me sherbimet me te mira. Sot, krahasuar me 20 vite me pare, qytetaret e ketij vendi, te rejat e te rinjte, kane 20 here me shume motive per t'u bashkuar me ne", - u shpreh ai.
Berisha: Shqiperia ia doli. Mosbesuesit, te deshperuar
Nje pjese te vogel gjate diskutimeve te djeshme, kryeministri ia kushtoi kritikeve qe nuk besonin se qeveria do te mund te behej. Duke u kthyer 20 vite me pare, ne marsin e vitit 1992, kreu i qeverise tha dje se ne kete periudhe, te shumte ishin ata qe besonin se Shqiperia do te behej, por te panumert ishin dhe ata qe nuk besonin se Shqiperia mund te behej. "E verteta eshte se ajo kohe ishte hamletiane. Po t'i rikthehemi eksodeve te paimagjinueshme, ato ishin rezultat i pergjigjes se Shqiperia nuk do te mund te behej. Nuk eshte se ata nuk kishin mall per Shqiperine, por ishin te mbytur nga deshperimi", - u shpreh kryeministri. Ndryshe nga dyshuesit, sipas tij, ne keto 20 vite, u faktua se Shqiperia mund te behej, me vendosmerine dhe shpejtesine me te madhe, mund te behet duke konsoliduar gjithnje e me shume ligjin, domethene lirite e qytetareve shqiptare.
KUJTESE/ 22 marsi njezet vite me pare
Njezet vite me pare, me 22 mars 1992, Partia Demokratike fitoi zgjedhjet e parakohshme te zhvilluara ne ate kohe, me nje shumice absolute. Menjehere pas zgjedhjeve, ne krye te vendit erdhi per te paren here nga koha e Zogut, nje qeveri e djathte. Parlamenti i ri, zgjodhi President te Republikes Sali Berishen, i treti President i vendit dhe i pari i zgjedhur ne menyre demokratike. Ne kete periudhe, protestat antikomuniste moren fund dhe revolucioni antikomunist triumfoi. Partia Demokratike eshte partia e pare opozitare qe u krijua pas demonstrimeve te studenteve te Universitetit te Tiranes. PD u krijua me 12 dhjetor 1990. Gjate mandatit te saj 4-vjecar PD arriti suksese.