E Diel, 1 Nëntor 2026

UNICEF: Cereku i femijeve ne Shqiperi te kequshqyer Sonila Isaku

Femijet shqiptare vuajne nga kequshqyerja. Me pak se 1 e treta e femijeve deri ne moshen 2 vjec nuk ushqehen sipas rekomandimeve te mjekeve, gje qe shkakton probleme te pakthyeshme per zhvillimin mendor dhe fizik te tyre. Sipas tyre, nenat e reja per ushqimin e femijeve te tyre fillimisht u referohen eksperiences, dhe me pas mjekut. Nderkohe qe Ekspertet e Shendetesise thone se ne te pakten gjashte muajt e pare te vitit, foshnjat duhet te ushqehen me qumesht gjiri, pasi kjo ndikon drejtperdrejt ne mireqenien e mevonshme mendore dhe fizike te femijes. Pikerisht ketu do te fokusohet edhe fushata qe ka lancuar Ministria e Shendetesise dhe UNICEF-i, mbi menyrat e reja te ushqyerjes te foshnjave qe ne bark te nenes dhe pas lindjes. Sipas shefit te UNICEF-it, Petlef Palm, tha se kequshqyerja ne Shqiperi vec kostos se madhe me humbje jete, sjell nje kosto vjetore per shtetin prej 100 milione dollaresh ne vit. "Prapambetja ne rritje eshte kur femijet nuk zhvillohen mire intelektualist dhe emocionalisht, por dhe kane deficenca fizike. Prapambetja ne rritje eshte rrjedhoje e deficences kronike te te ushqyerit gjate 1 mije diteve te para te jetes se femijes. Keto demtime nuk mund te trajtohen, por mund te parandalohen me nje kosto te vogel. Kequshqyerja sjell 1/3 e vdekjeve tek femijet shqiptare. Ekonomise kombetare shqiptare i kushton 100 milione dollare, ndersa per cdo dollare te investuar ne lidhje me mirushqyerjen shteti fiton 16 dollare. Pra, kostoja e parandalimit sjell fitime", - tha Petlef Palm, Drejtor i UNICEF per Shqiperi.

Ndersa Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, shtoi se rekomandimet kundrejt nenave duhet te nisin nga bluzat e bardha, para momentit, qe ato vendosin te ngjizet femija dhe deri kur ai mbush 5 vjec. "Ky lloj komunikimi i sotem qe ka te beje ne menyre te drejtperdrejte me ushqyerjen e femijeve ka te beje pikerisht me promovimin e atyre praktikave te mira, te atyre elementeve te rendesishem dhe te qenesishem shendetesore, te cilet ne vijueshmeri kane karakterizuar mjekesine shqiptare dhe qe ka pasur gjithe koherencen e duhur per kete gje. Ketu ecim ne nje rruge shume te sigurt, te konsoliduar", - tha ministri Vasili. Sipas specialisteve, foshnjat deri ne 6 muaj detyrimisht duhet te ushqehen vetem me qumesht gjiri. Pas kesaj periudhe, nenat duhet t'u japin edhe ushqime shtese te domosdoshme per rritjen e tyre. Studimi me i fundit i UNICEF-it flet se ne vendin tone vetem 40 per qind e femijeve te moshes nga 0 ne 6 muaj ushqehen me qumesht gjiri. Po keshtu 55 per qind e atyre te moshes nga 6 deri 8 muaj marrin ushqime shtese. Vetem nje e treta e femijeve qe lindin cdo vit marrin ushqimet e nevojshme. Per pasoje, 19 per qind e femijeve nen 5 vjec paraqesin prapambetje ne zhvillimin mendor, ndersa 9 per qind e tyre jane nen normen mesatare te gjatesise dhe peshes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›