Kukës, 40- vjecarja e zhdukur, dyshohet se është fshehur nga frika
KUKËS- Merr një drejtim më të qartë hetimi për Thëllëza Rexhmati, gruaja 40- vjecare të zhdukur nga banesa e saj në qytetin e Kukësit më 15 mars.
Burime nga policia e Kukësit bëjën me dije se ka gjetur në mjediset e shtëpisë 3 milion lekët (të vjetra) që vlerësoheshin të humbura që në momentet kur u konstatua zhdukja e gruas. Paratë u gjetën në një vend tjetër, jo aty ku i kishte lënë vetë e zonja e shtëpisë. Ajo ndoshta ka harruar vendin ku i kishte lënë dhe kësisoj nga frika e burrit për humbjen e parave mund të jetë fshehur”.
Nga vetë banorët e pallatit pohohet se, e kanë parë gruan dy tre herë t’i drejtohet kazanit të plehrave, ndërsa më pas kanë marrë vesh nga familjarët se ajo është zhdukur. Gjithsesi, ende nuk ka ndonjë shenjë më konkrete të gruas, nënë e 3 fëmijëve, që u zhduk misteriozisht 2 ditë më parë nga banesa e saj në katin e parë të një pallati të lagjes nr. 5.
Ndërsa në hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë marrin pjesë edhe ekspertë të drejtorisë së përgjithshme të policisë. Hetimet tashmë janë përqëndruar në dyshimin se gruaja është fshehur nga frika për humbjen e parave duke qenë se ajo ishte shtëpiake dhe gjithë faji do të binte mbi të.
(el.me/BalkanWeb)