Topi mesazh Obames pershendet asgjesimin e Osama Bin Laden

Presidenti Bamir Topi nepermjet nje mesazhi derguar Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barak Obama ka pershendetur asgjesimin e Osama Bin Laden. Topi e ka cilesuar kete si nje nga fitoret me te medha te luftes kunder terrorizmit nderkombetar.
Me lejoni tju pergezoj per permbushjen e misionit te venies se drejtesise ne vend nga forcat amerikane me asgjesimin perfundimtar te Osama Bin Ladenit duke arritur ne kete menyre shenimin e njeres prej fitoreve me te rendesishme ne luften e gjate e te veshtire kunder terrorizmit nderkombetar Si President i Republikes se Shqiperise dhe ne emer te mbare popullit shqiptar deshiroj tju shpreh pergezimet me te sinqerta per arritjen e ketij suksesi qe me ngazelleu dhe ne te njejten kohe me beri te ndihem krenar qe vendi im eshte rreshtuar perkrah aleatit dhe mikut me te madh te Shqiperise Shteteve te Bashkuara te Amerikes vendit qe besoi ne luften pa kompromis kunder se keqes kunder terrorizmit duke mbrojtur parimet e shenjta te lirise dhe demokracise anembane botes si dhe vendosjen e sigurise paqes dhe qendrueshmerise ne te kater anet e globit thuhet ne mesazhin e Topit.