Berisha: Vrasja e Bin Ladenit, fitore e SHBA-së ndaj terrorizimit
Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një fitore të madhe të SHBA-së ndaj terrorizimit vrasjen e liderit të Al Kaedës Osama Bin Laden.
Kryeministri Berisha u shpreh gjtihashtu se Osama Bin Laden mori atë që meritonte, ndërsa ka shtuar se vdekja e tij është një lehtësim për familjarët e mijëra viktimave të 11 shtatorit.
“Këto ditë, në stofkën e tij, ai mori atë përgjigje që meritonte prej kohësh. Kjo është një fitore e madhe e SHBA dhe presidentit Obama, e paqes dhe të gjithë atyre që konsiderojnë terrorizmin si armikun numër një. Është një lehtësim për familjarët e mijëra viktimave të pafajshme”, ka theksuar kryeministri Berisha.