Mejdani e Moisiu: Sjellja e Topallit me dekretet e Presidentit, jo ligjore
Ndërhyrja e kryetares së kuvendit në çështjen e dekretimeve nga presidenti Bamir Topi ka qenë jo ligjor dhe jashtë kompetencave të kësaj të fundit. Një veprim i tillë është shenjë se Shqipërisë i mungon shteti ligjor- kështu ka deklaruar ish presidenti i republikës Alfred Moisiu.
Ndërkohë që të njëjtin opinion me Moisiun ka ndarë edhe Rexhep Meidani. Sipas tij, dekretet janë kompetencë ekskluzive e presidentit të republikës.
Çështja e dekreteve të gjyqtarëve, nga e cila Opozita mori shkas për të kërkuar shkarkimin nga detyra të kryetares së parlamentit, ka sjellë debate të ashpra mes grupeve parlamentare, duke përfshirë këtu edhe kreun e PDK-së, Nard Ndoka, pjesë e koalicionit të djathtë.