Berisha: Në Lezhë PD-së iu vodhën 1200 vota, ky pushtet i dalë nga krimi dhe droga

Kryeministri Sali Berisha shprehet se rinumërimi i votave të qarkut Lezhë ka faktuar vjedhjen e votave. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Berisha shprehet se në këtë qark, Partisë Demokratike i janë vjedhur 1200 vota nga aleanca e majtë. Sipas tij, pushtetin e dalë nga 23 qershori, Partia Demokratike s’do ta njohë kurrë, pasi është pushtet i dalë nga krimi, droga dhe paratë e pista. “Të dashur miq, rinumërimi i fletëve të votimit dëshmoi se karteli i drogës që erdhi në pushtet me zgjedhjet e 23 qershorit ka vjedhur me dhunë, terror e para të pista 1200 vota vetëm në qarkun e Lezhës dhe tani, po me dhunë, terror dhe para të pista, duan të bllokojnë rinumërimin e votave dhe të mbrojnë mandatet e krimit. Ky është ndryshimi që donin trafikantët dhe miqtë e tyre! Por ne demokratët pushtetin e dalë nga krimi, droga dhe paratë e pista nuk do e pranojmë kurrë! Përpara për votën e lirë të shqiptarëve”, shkruan kryeministri Berisha.
...