Olldashi: Unë mund t’i drejtoj demokratët në këtë sipërmarrje të vështirë
TIRANE- Në deklaratën përmbyllëse të fushatës për kreun e PD-së, kandidati Sokol Olldashi vlerëson procesin dhe shprehet i bindur për gjetjen e një rruge sa më të shpejtë për të ringritur forcën më të madhe të djathtë në vend.
“Sot është dita e fundit e fushatës brenda partisë, ndaj jam përpara jush, për të falenderuar të gjithë demokratët për procesin shumë pozitiv që kanë zhvilluar, për seriozitetin me të cilën e kanë përcjellë dhe dinjitetin që i kanë dhënë kësaj gare brenda nesh. Për mua kanë qenë 19 ditë të jashtëzakonshme, takimesh me strukturat dhe demokratët në të gjitha degët e Partisë Demokratike. Kam folur dhe më kanë folur, më kanë dëgjuar dhe i kam dëgjuar. Kemi shkëmbyer bashkarisht opinione se si duhet të ringrihet Partia Demokratike, për t’u rikthyer aty ku ajo ka destinacionin e vet të përhershëm, tek të qenit forca përfaqësuese e shumicës së shqiptarëve. Kemi konkluduar së bashku se ky është një moment historik për Partinë Demokratike dhe për gjithë shoqërinë shqiptare. Kemi konkluduar se mënyra më e mirë për të shënuar një fillim të ri dhe një rikthim të shpejtë, është që, mbi gabimet të ndërtojmë një eksperiencë dhe mbi eksperiencën një platformë suksesi”, tha ai në nisje.
Olldashi nënvizoi se, “Ne na duhet me shpejtësi të përcaktojmë se:
- vetëm duke iu përmbajtur në mënyrë rigoroze kufijve politikë të qendrës së djathtë,
- duke identifikuar qartësisht një skenë politike dypolare me partinë e vjetër të punës të rithemeluar në 1 prill në njërën anë dhe Partinë Demokratike në anën tjetër
- duke konsoliduar marrëdhënien tonë me të përndjekurit, pronarët, botën akademike, të rinjtë dhe biznesin,
- duke ndërmarrë një opozitë parlamentare energjike, të paepur, të mirëstrukturuar dhe të pakompromis
- duke riorganizuar mekanizmin e Partise Demokratike, përmes inventarizimit të menjëhershëm të kontributeve të secilit anëtar, përmes konsolidimit të mekanizmit të përgjegjësive dhe stimujve, përmes rikthimit tek struktura baze e PD-së të cdo të drejte përfaqësimi dhe përmes riorganizimit dhe reformimit të thellë të cdo strukture të Partisë Demokratike, nga seksioni më i vogël, deri tek kryesia qendrore;
Partia Demokratike do të rikthehet tek fitorja, në përballjen e parë elektorale, zgjedhjet lokale të vitit 2015”, u shpreh Olldashi.
“Unë mundem t’i drejtoj demokratët në këtë sipërmarrje të vështirë, por sigurisht të arritshme, sepse
- E njoh strukturën e partisë demokratike në nivele të ndryshme, nga antar i thjeshtë deri në nivelet më të larta drejtuese
- Kam eksperiencën e duhur opozitare për të ngritur një veprim politik efikas
- Kam prezencën parlamentare që më jep mundësinë ta kthej foltoren e kuvendit në një tribunë të opozitës
- Kam 24 orë në ditë, në dispozicion të ristrukturimit, opozitarizmit dhe fitores së shpejtë të Partisë Demokratike”, tha ai.
Teksa ftoi anëtarët të jenë pjesë e votimeve, Olldashi nënvizoi se pavarësisht rezultatit, ai do vazhdojë të punojë për suksesin e PD.
“Në përfundim të kësaj fushate, vendimi kalon në duart e antarëve të Partisë Demokratike, ndaj unë dua edhe një herë t’i falenderoj të gjithë ata që ndenjën në krah, përballë, apo kithët meje në këtë fushatë. I ftoj të gjithë të marin pjesë në votim, të vendosin secili ne liri të plotë duke i siguruar se, cilido qoftë rezultati i këtyre zgjedhjeve, unë do të vazhdoj me të gjithë energjithë e mia, të punoj për suksesin e Partisë Demokratike dhe për ringritjen e demokratëve dhe të parimeve të shenjta tek të cilat ne bashkarisht besojmë”, përfundoi ai.
(m.a/BalkanWeb)