E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder droge ne autoambulance 7 ne pranga

Shtatë persona bien në pranga teksa po transportonin 200 kg drogë te llojit kanabis sativa e gatshme për treg me destinacion Malin e Zi. Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Drejtorinë e përgjithëshme të Policisë së Shtetit kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Furtuna” duke bërë të mundur arrestimin e grupit krimina prej 7 personash ndër ta edhe një efektiv i forcave policore. Në këtë operacion janë arrestuar Tish Hil Pali vjec 44, banues në fshatin Gur i Zit ë rrethit Shkodër, Tom Ndue Zhuri, 35 vjec banues në fshatin Hot i Ri të Komunës Rrethina, Zef Mark Paloka 52 vjec banes të Laç- Vau i Dejës, Anton Ded Lumi 21 vjeç banues në fshatin Rrenc komuna Gur i Zi, Gjon Mark Bregu banues ne fshatin Naraç, Françesk Lek Çuni banues në lagjen Kiras të Shkodres si dhe Kujtim Çuni banues në Shkodër, efektiv i FNSH-së. Sipas drejtorisë së policisë së Shkodrës gjatë hetimeve të bëra dhe mbikqyrjes intensive për rreth 2 muaj ky grup ushtronte veprimtarin e “ Trafikut të lëndëve narkotike” në linjën Shqipëri-Mali i Zi, si dhe “ prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
Personat në fjalë pasi kanë organizuar çdo gjë kanë synuar përmes autoambulancës tip Iveko me targa SH 0069 D në përdorim të qendrës shëndetësore të Vaut të Dejes e cila drejtohej nag shtetasi Zef Paloka shofer pranë kësaj qëndre shendetësore, të kryenin transportin e drogës të cilën e kishin paketuar në qese plastike me destinacion Malin e Zi. Arrestimi i tyre është bërë në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në vendin e quajtu Melgushë.
Sipas policisë Efektivi i FNSH-së Kujtim Çuni pjesë e këtij grupi kriminal ka shërbyer me qëllim shmangien e kontrolleve dhe lëvizjen më të lehtë të trafikantëve, gjatë arrestimit ju gjetën edhe armë si dhe u bë arrestimi i vëllait të tij Françesk Çuni i inkrimunar në këtë trafik. Drejtori Qato u shpreh se po punohet për ka dyshime se në këtë grup ka të implikuar edhe persona tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›