Devis Muka: “Nikollaqi”, personifikimi i borgjezit tipik shqiptar Izaura Ndoj
Nje molle e madhe, e kuqe ne mes te skenes. Brenda saj, Nikollaqi dhe Olimbia. Personazhe, te cilet zbulohen pasi ngrihet bishti i molles. Kjo eshte pamja e pare, me te cilen u ndesh mbreme publiku ne skenen “Shekspir” te Qendres Kulturore “Tirana”. Ne nje interviste per “KJ”, aktori Devis Muka rrefen sfiden e tij perballe rolit te Nikollaqit, si dhe bashkepunimin me regjisoren Dorezi dhe kastin e aktoreve. Komedia brilante e Spiro Comorres, rikthehet pas nente vjetesh ne skenen e teatrit, por kesaj here me regji te Elma Dorezit. “Duke qene se ky eshte 100-vjetori i Pavaresise, ne “Teatrin e Metropolit” u be me dije se gjate gjithe vitit do te punohej me vepra shqiptare. Kjo gje solli shume ngacmime tek une si regjisore”, – tha dje ne nje konference per shtyp regjisorja Dorezi. Me tej, ajo pohoi se “Eshte hera e pare qe punoj me nje pjese shqiptare si regjisore. Ndonese kam lexuar shume, njoh shume dramaturgji, vendosa per Spiro Comorren, pasi jo me kot thuhet eshte nje nder kryeveprat e dramaturgjise sone. Aq me teper me ngacmon ne aspektin e imagjinates dhe, sic thuhet, dramaturgjite e mira i mbeten gjithmone kohes, ashtu dhe vepra e Comorres, pavaresisht se eshte shkruar ne 196-n dhe ngjarjet zhvillohen ne 1936-n, pjesa i qendron dhe eshte me se aktuale edhe sot. Si regjisore u perqendrova te kjo veper me hallin e familjes se Jorganxhinjve: te martojme vajzen. Duke i pare keto karaktere, keto situata, skenat se si zhvillohen ngjarjet, nxora dhe imazhin tim, krejt te ri, i cili eshte kjo molla e bukur nga jashte, magjepsese, por e krimbur nga brenda”, - shprehet regjisorja Elma Dorezi. “Karnavalet e Korces”, komedia e Comorres, do te vihet ne skene ne drejtimin artistik te Suela Konjari, pas premieres ne 2 mars, do te jepet ne skenen “Shekspir” edhe ne datat 3, 4, 9, 10, 11, 16, 17, 18, 23, 24, 25, 30, 31 mars 1, 6, 7, 8, 14, 15, 21, 22, 28, 29 prill, ora 19:00.
Komedia “Karnavalet e Korces” ju rikthejne ne skenen e teatrit “Metropol” me nje rol mjaft interesant, ate te Nikollaqit. Si ndjeheni?
Une tani jam ne periudhen e karnavaleve. Le te themi qe jam i dehur 24 ore, eshte kenaqesi, eshte qejf dhe mbi te gjitha eshte nje krenari per nje aktor qe luan ne nje nga veprat me te mira te komedise shqiptare.
Eshte nje sfide per ju roli i Nikollaqit ne kete shfaqje?
Veshtiresite sfumohen kur eshte kenaqesia e madhe qe ke ne dore. Grupi qe ne kemi formuan ne kete komedi ben te mundur qe nese nje aktor bie poshte, energjia e te tjereve e ngre lart. Jemi te gjithe te balancuar, jemi te gjithe ne nje fryme qe perpiqemi ta percjellim sa me mire kete veper interesante po aq dhe te bukur.
Nikollaqi eshte personifikimi i gjalle i borgjezit tipik shqiptar. Qe do te thote: injoranca perpiqet gjithmone te bleje kulturen me para, por kultura nuk mund te blihet asnjehere. Ne rrethanat qe eshte vendosur karakteri i Nikollaq Jorganxhiut del me shume ne pah thellimi dhe kalbezimi i personalitetit te individit ku etja per para dhe per pushtet dominon mbi ndjesine njerezore. Kjo reflektohet edhe me shume ne vepren konkrete ku Nikollaqi nxjerr ne ankand vajzen e tij. Eshte fat dhe sfide per nje aktor te luaje nje nga karakteret me te tipizuara dhe me te arrira te dramaturgjise shqiptare. Fati eshte me ne. Pasuria reflektohet kudo ne imazhin e pergjithshem te Nikollaqit, por ne te vertete kalbesia e karakterit eshte ajo qe e kryeson.
Si vjen Nikollaqi modern, i cili ju e zhvishni nga ideologjizmat e asaj kohe?
Ideologjizmi i asaj kohe le te themi se ka qene ne frymen e te gjithe personazheve. Ne ne kete shfaqje jemi perpjekur t’i qethim personazhet nga keto pika ideologjie sesa do te rezultoje ideologjik na mbetet te presim shfaqjen, por, per mendimin tim, eshte fshire nga ai karakter dhe eshte mbajtur vetem ne embrionin e tij, qe kryesorja eshte paraja, te gjitha te tjerat nuk vlejne. Ndersa, Olimbia eshte personazh, i cili jeton per te tjeret dhe nuk ben kurre gjera, te cilat ajo i do, por ben ato qe deshirojne te tjeret. Eshte tip qe e vret opinioni, nje personazh i cili karakterizohet nga nje mendjemadhesi dhe indiferentizem, e cila i vjen ne saje te parave. Ashtu si Nikollaqi edhe ky personazh perfaqeson borgjezine e pasur ne para, por te krimbur ne vlera njerezore. Halli i saj eshte te martoje vajzen, por jo si do te donte ajo, apo me ke do te donte vajza, por si do te deshironte ajo qe ta shihte Korca. Personazh kembengules ne ide te pabazuara.
Cili eshte mesazhi qe kjo veper do te percjelle per publikun kryeqytetas?
Ne jemi perpjekur qe te mbajme embrionin e familjes. Nje molle e madhe, e kuqe ne mes te skenes ku brenda saj, eshte Nikollaqi dhe Olimbia. Personazhe, te cilet zbulohen pasi ngrihet bishti i molles. Por, kjo molle eshte e kuqe nga jashte dhe e krimbur nga brenda. Kete jemi perpjekur qe te mbartim gjate gjithe shfaqjes. Vepra percjell shume mesazhe, por ajo ku ne jemi perqendruar eshte thirrja ndaj prinderve, te cilet shpeshhere degjohet te thone: per te miren e femijeve! (Gje e cila mund te jete e mire per ta, por e keqe per ne). I gjithe problemi eshte se cfare mendojne ata, qe mundohen per te miren e femijeve dhe njohin te miren qe do te donin per veten e tyre.
Regjisorja Dorezi ka zgjedhur nje kast aktoresh te rinj, me te cilet ka realizuar disa bashkepunime radhazi. Ndoshta zbulimi i karaktereve tuaja eshte dhe arsyeja pse ajo ju zgjodhi edhe ne kete bashkepunim?
Bashkepunimi me Elmen nuk eshte i pari, ne kemi bere disa shfaqje ku ajo me ka besuar disa role mjaft interesante. Karakteri im prej aktori ne drame, komedia dhe shume gjini te tjera ka bere qe te vijojme edhe me kete shfaqje. Por, ne jemi nje grup qe kemi nje simbioze shume te mire me njeri-tjetrin, ia dime energjite dhe kapacitete e njeri-tjetrit dhe ne momentin qe bashkepunojme dihet se sa kualitete ka gjithsecili nga ne. E mira eshte se ne si kast aktoresh perpiqemi qe te na pelqeje gjithmone publiku sesa te pelqejme gjithmone veten.
Devis, me rolet qe keni realizuar prej disa vitesh, keni spikatur ne shume gjini te ndryshme. Ku e shikoni veten me te realizuar?
Perpiqem ta shikoj veten gjithmone ne skene, nuk ka rendesi se cfare luaj, nuk ka rendesi se cfare stili eshte, paresore eshte qe une si aktor te sjell gjera te reja dhe ne dramaturgji te vendosura ndryshe. Por, ashtu sic e kam theksuar dhe here te tjera kryesorja per mua eshte skena, cdo gje tjeter per mua eshte pa vlere. Momentalisht jam Nikollaqi i skenes.
Cilat jane projektet qe do t’ju ndjekin pas premieres se “Karnavaleve te Korces”?
Pas premieres ne Tirane, Nikollaqi duhet te shkoje ne Korce te performoje ne vendin e tij. Te besh “Karnavalet e Korces” ne Tirane dhe te mos shkosh ne Korce eshte absurde. Absolutisht qe kemi nje sere projektesh por, fillimisht duhet te shijojme karnavalet pastaj i leme radhen te tjerave.