E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tusha Topi mohoi Beselidhjen e Lezhes

Kryebashkiaku i Lezhës Viktor Tusha ka reaguar lidhur me mungesën në festimet zyrtare për 568 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës të Presidentit të vendit Bamr Topi.
Në reagimin e tij Tusha shprehet se nuk është aspak e vërtetë që Presidentit iu mohua fjala.
Më herët Presidenca ka sqaruar mungesën e Preasidentit Topi në festimet zyrtare, duke argumentuar se është shkelur protokolli për ceremoninë .Njoftimi i Presidencës sqaron se ftesa është bërë nga Bashkia e Lezhës dhe Topi ka konfirmuar pjesëmarrjen, por sot i është komunikuar Protokollit të kreut të shtetit se Presidenti nuk do të mbante fjalën e rastit në këtë aktivitet dhe kjo ka qenë edhe arsyeja që Kreu i Shtetit nuk ka marrë pjesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›