Berisha: Ne Pogradec sot u bashkuan bukuria natyrore me ate njerezore
Kryeministri Berisha mori pjese diten e djeshme ne inaugurimin e stacionit te pompimit per ruajtjen e Liqenit te Ohrit ne Pogradec, nje projekt ky i financuar nga qeveria gjermane. Ai deklaroi se me keto zhvillime, Pogradeci pritet te jete nje nga qytet turistike me te rendesishme ne Ballkan. Po keshtu kryeministri Berisha, vleresoi se ky projekt ndryshon Pogradecin, te cilit natyra i ka dhene liqenin dhe te gjitha bukurite, por qe fatkeqesisht problem i madh ka qene derdhja e ujerave te zeza ne liqen. "Tashme Pogradeci me keto kolektore dhe me sistemin e pompimit eshte nje qender krejtesisht tjeter turistike. Pogradeci me furnizimin me uje eshte nje qytet tjeter", tha ai. Sipas Berishes, se shpejti do te perfundoje edhe rruga Korce-Qafe Plloce dhe Korca ne nje kohe shume te shkurter do te derdhet ne plazhet dhe brigjet e Liqenit te Ohrit me lehtesine me te madhe. Berisha i shprehu mirenjohjen qeverise se Gjermanise per kete investim. Ambasadori i Republikes Federale te Gjermanise ne Tirane vleresoi se Gjermania eshte mike dhe nje partner i besuar i Shqiperise. "Ne prill te vitit te ardhshem ne do t'ju kemi partnere ne NATO. Bashkepunimi i shumanshem me vendin tuaj mbeshtetet gjithashtu ne perpjekjet per integrimin ne BE. Perfarimi me BE-ne kerkon pune . Celesi i anetaresimit eshte vazhdimi konsekuent i reformave", theksoi ambasadori Borchard. Gjate kesaj vizite Kryeministri Berisha u takua edhe me perfaqesueset e bukurise te Miss Globe, edicioni i te cilit zhvillohet per te 5-en here ne Shqiperi. Duke e vleresuar kete si nje promovim te turizmit shqiptar, Kryeministri vleresoi se ne kete dite ne Pogradec bashkohen bukuria natyrore me bukurine njerezore. Kryeministri theksoi se per bukurite e Liqenit te Ohrit, poete dhe piktore te njohur kane kaluar jeten duke shkruar dhe duke pikturuar.
Pollo: Shkrirja PDR-PD, ne proces
Zevendeskryeministri Genc Pollo, deklaroi se kryeministri Berisha i ka propozuar atij per shkrirjen e Partise Demokrate e Reformuar me ate te Partise Demokratike. Sipas Pollos, propozimi per shkrirjen eshte diskutuar qe ne muajin korrik midis tij dhe kryeministrit Sali Berisha. Pollo ka pranuar gjithashtu se ky eshte nje proces ne perfundim e siper. Ai ka permendur edhe projektligjin per heqjen e imunitetit te deputeteve. Sipas tij nisma per reduktimin apo heqjen e imuniteteve ka tre vjet qe eshte lancuar. Pollo tha se heqja e imunitetit te deputeteve duhet realizuar pasi kjo ben te mundur edhe kontrollin e aktiviteteve te ligjshme ose te paligjshme te politikaneve dhe per kete sipas Pollos mendohet te arrihet nje marreveshje midis pozites dhe opozites ne Parlament. Pollo foli gjithashtu edhe per ceshtjen Fazllic e cila eshte kthyer ne krye lajmin e diteve te fundit, duke e cilesuar nje skandal pa fakte.