Presidenti Topi, vizite ne Itali
TIRANE - Kreu i shtetit ne fillim te javes se ardhshme pritet te vizitoje Italiane, me ftese te homologut te tij italian, Napolitano, vizita e dyte e tij brenda nje kohe shume te shkurter ne drejtim te shtetit fqinj. Pikerisht ne kulmin e krizes dhe perplasjet mes institucioneve te drejtesise, ku Prokuroria e Pergjithshme, Ministria e Drejtesise por dhe Ministria e Brendshme jane perfshire ne nje konflikt te papare, Presidenti ndermerr kete udhetim drejt vendit fqinj. Keshtu, presidenti Bamir Topi do te niset diten e marte per nje vizite tre ditore ne Itali me ftese te presidentit italian, Xhorxho Napolitano. Delegacioni shqiptar i kryesuar nga kreu i shtetit, do te kete ne perberje ministra te kabinetit, deputete dhe perfaqesues te biznesit dhe botes akademike ne vend. Presidenti Topi do te zhvilloje nje takim me presidentin e italian Xhorxho Napolitano dhe politikane te tjere te rendesishem italiane. "Ne kuader te kesaj vizite, kryetari i Shtetit do te kete takime te rendesishme me personalitetet me te larta te shtetit italian", thuhet ne njoftimin per shtyp te Presidences, ne lidhje me kete vizite. Nga ana tjeter, ne axhenden e tij, parashikohen edhe takime me perfaqesues te shumte te pushtetit vendor te vendit fqinje. Ne nje nga ditet e vizites, Presidenti Topi, i shoqeruar nga delegacioni i tij, do te beje vizita ne qytete italiane si Rome, Torino dhe Kozenca.
"Ne axhenden e Kryetarit te Shtetit perfshihen gjithashtu nje sere takimesh me drejtues te pushtetit vendor ne Rome, Torino e Kozenca, si dhe me perfaqesues te spikatur te botes akademike ne keto qytete", theksohet gjithashtu ne njoftimin per shtyp te zyres se Presidentit. Nga ana tjeter gjate kesaj vizite, presidenti Bamir Topi eshte i ftuar te mbaje edhe nje ligjerate perpara studenteve te fakultetit Juridik, ne Universitetin e Torinos. Ne kete universitet pjesa me e madhe e studenteve jane shqiptare dhe shifra e tyre kalon mbi 800 studente. Nje tjeter intenerar i kreut te shtetit, Bamir Topi ne Itali eshte edhe Kalabria per te bere aty takime me perfaqesues te komunitetit arberesh ne ate vend. Me kete rast presidenti Topi do te marr pjese edhe ne ceremonine e perurimit te monumentit te Gjergj Kastriot Skenderbeu ne Kalabri. "Gjate qendrimit ne Itali, Presidenti Topi do te marre pjese ne ceremonine e perurimit te monumentit te heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeu ne Kalabri, ku dhe do te takohet me bashkesine lokale arbereshe", thuhet ne njoftimin per shtyp te Presidences. Ne muajin prill presidenti Bamir Topi ka zhvilluar nje tjeter takim ne shtetin fqinje, ku perseri ka qene me ftese te homologut te tij italian, Napolitano. Po keshtu pak jave me pare presidenti Topi zhvilloi nje vizite ne Bari te Italise me rastin e hapjes se nje panairi nderkombetar. Ne kete vizite kreu i shtetit pati mundesi te pershendetej dhe te bisedonte ne nje takim jo formal edhe me kryeministrin e Italise, Silvio Berluskoni, me te cilin kane vleresuar marredheniet shume te mira mes dy vendeve, si dhe ka kerkuar nxitjen e investimeve italiane ne Shqiperi.
Fatjona Mejdini