E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj, "Qytetar Nderi" ne Tropoje e Vjeter

Komuna Tropoje e Vjeter nderon me titullin "Qytetar Nderi" ish komandantin e UCK-se dhe ish kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj. Ne ceremoni u vleresua kontributi i Haradinajt ne luften per clirimin e Kosoves. Ramush Haradinaj, "Qytetare Nderi" i komunes Tropoje e Vjeter. Komuna e Tropojes se Vjeter e ka vleresuar kontributin e ish komandantit te UCK-se dhe ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj, ne luften kunder evazionit serb ne vitet 97-98-99 si dhe profilin e tij si politikan i Kosoves se lire duke i dhene titullin "Qytetare Nderi". Ne ceremonine e rastit, ku ishin te pranishem perfaqesues te larte te Qarkut te Kukesit dhe Prefektures, te ftuar nga Kosova si dhe autoritete nga Tirana u vleresua gjithashtu se Haradinaj dhe bashke luftetaret e tij duke luftuar per clirimin e Kosoves ne zonen e Dukagjinit dhe Malesise se Gjakoves penguan njekohesisht invazionin e serbeve drejt zonave te Shqiperise. Vete Haradinaj falenderoi Keshillin e Komunes per titullin e dhene, ai u shpreh se, ndjehej i lumtur qe nderohej nga nje treve per te cilen ndjehet borxhli. Nderkohe qe nuk kane munguar vleresimet per ish-kryeministrin e Kosoves, i cili kishte dhene doreheqjen per t'u dorezuar ne Tribunalin e Hages dhe ku kishte marre pafajesine per akuzat e ngritura ndaj tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›