E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Status kandidati ne BE"

Zv. Kancelari dhe Ministri i Jashtem gjerman si dhe kryetari interim i SPD, Frank-Ealter Steinmeier, pati nje takim me drejtuesin e G-99, Erion Veliaj diten e djeshme ne Potsdam te Gjermanise. Veliaj informoi zv.kancelarin Steinmeier mbi synimin e opozites shqiptare per te aplikuar per statusin e kandidatit kur te marrin drejtimin e vendit ne 2009. "Shqiperia nuk mund te mbetet nje enklave jo-evropiane. Pas Maqedonise e Kroacise, statusi i kandidatit po behet realitet per Serbine e Malin e Zi. Qeveria e ardhshme nuk do te kete komplekse inferioriteti ndaj fqinjeve dhe do te aplikoje menjehere per statusin e kandidatit brenda 2009-es", tha Veliaj. "Sot te gjithe trafikantet e kapur gezojne viza "Shengen" shume vjecare me disa hyrje-dalje, kurse nje student ende enderron perendimin pas hekurave refuzuese te ambasadave, ju kerkoj te beni me te miren ne fuqine tuaj per ta ndryshuar kete realitet", vijoi Veliaj. Steinmeier kerkoi te informohej me tej per ecurine e hetimeve mbi perfshirjen e qeverise ne tregtine e armeve. "Keto ceshtje perbejne shqetesim te vertete per vlerat evropiane, do t'i ngreme per diskutim ne mbledhjen e radhes se ministrave te jashtem te BE-se", perfundoi Steinmeier.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›