Paloka: Berisha ka preferenca
Deputeti i Partise Demokratike, njekohesisht anetari i kryesise Edi Paloka deklaroi se askush nuk mund ta pengoje kryeministrin Sali Berisha te kete preferencat e tij per sa i perket edhe kandidaturave qe do te paraqiten ne garen per kreun e PD-se ne Tirane. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", Paloka tha se asnjehere kreu i PD-se, njeheresh kryeminister i vendit, nuk ka deklaruar mbeshtetjen e tij publikisht ne garat qe jane zhvilluar brenda demokrateve. Por sipas Palokes, kryeministri Berisha ashtu si cdo perfaqesues tjeter i PD-se ka te drejten te kete preferencat e tij per sa i perket kandidateve per kryetar partie ne degen e Tiranes. Nga ana tjeter Paloka deklaroi se ende nuk ka nje date zyrtare te vendosur per hapjen e fushates se zgjedhjeve te brendshme te PD-se. Sipas tij, pas perfundimit te ketij procesi do te nise edhe procesi i perzgjedhjes se kandidaturave per zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Si po ecen fushata per zgjedhjet e brendshme ne Partine Demokratike dhe ne cfare faze gjendet ajo aktualisht?
Ne mbledhjen e fundit te kryesise, u percaktua struktura qe do te kete Partia Demokratike, pra menyra e re e organizimit, si do te pershtatet edhe me Kodin Elektoral qe pritet te dale apo edhe me sistemin e ri zgjedhor qe eshte miratuar ne Parlament. Mbas kesaj do te rishihen grupet e punes dhe me pas do te percaktohen edhe afatet ne lidhje me etapat qe do te ndjekin zgjedhjet. Ne baze te ketyre afateve do te ecet edhe me zgjedhjet e seksioneve te cilat ne nje pjese te mire te tyre jane zhvilluar. Pra do te vazhdohet me keto etapa, derisa te arrihet te zgjedhjet per kryetar partie. Ne presim qe drejtuesit e PD-se te na njoftojne ne lidhje me afatet dhe per perberjet e grupeve te punes dhe pastaj kesaj pritet te filloje puna me intensitet.
Kandidati i shpallur per garen ne degen e PD-se ne Tirane, Besnik Mustafaji ka theksuar se kryeministri Berisha nuk mund te kete preferenca per asnje nga kandidaturat qe do te futen ne gare. Si e gjykoni kete deklarate?
Kjo varet se pari nga preferencat e vete kryeministrit Berisha. Pastaj ne te gjithe kemi preferencat tona dhe zoti Berisha pavaresisht nga pozicioni qe ka normalisht qe do te kete preferencat e tij. Nese do te kete disa konkurrente nuk te dale publikisht dhe te thote votoni kete ose ate njeri, por asnjeri nuk mund ta ndaloje Berishen te kete preferencat e tij. Ai nuk duhet te ndikoje publikisht ndaj asnje kandidati, por realisht te gjithe ne kemi mendimin tone per kete, apo ate njeri. Asnjehere Berisha nuk eshte prononcuar publikisht per nje figure kur ka pas zgjedhje te brendshme ne parti, por kjo nuk e ndalon qe te kete preferencat e tij ndaj kandidaturave.
Partia Demokratike eshte perfshire tashme ne nje proces reformimi te strukturave te saj. A po ecet ne kete proces paralelisht edhe me perzgjedhjen e kandidaturave te PD-se per zgjedhjet e ardhshme parlamentare?
Procesi per perzgjedhjen e kandidaturave per deputet nuk ka filluar ende dhe ne mendojme se ka ende kohe per kete. Keto procedura mendoj se do te nisin mbas perfundimit te zgjedhjeve te brendshme ne parti dhe me afrimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Per ne ka ende kohe deri ne kete proces, por aktualisht Partia Demokratike eshte e perqendruar te zgjedhjet e brendshme ne deget e saj.
Fatjona Mejdini