Berisha: Ne Porto Romano dhe Spitalle, parku me i madh industrial ne Ballkan
Kryeministri Berisha premtoi dje ne komunat e Durresit se ne kete qytet, qeveria do te ndertoje edhe parkun me te madh industrial te Ballkanit. Gjate deklarates se tij perpara banoreve te kesaj zone, kreu i qeverise deklaroi se pavaresisht kesaj vepre madhore qe pritej te ndertohej ne mandatin e dyte qeverises, do te merren te gjitha masat per te ruajtur pastertine e ujit dhe te ajrit te zones. "Ketu afer jush, ne Porto Romano dhe ne Spitalle do te ngrihen zonat industriale nder me te fuqishmet ne Ballkan dhe me gjere. Duke krijuar ketu parkun industrial me te madh te Ballkanit, ju sigurojme se do te respektojme dhe mbajme standardet me te larta te pastertise se ajrit dhe ujerave. Pra, do te jete nje park industrial model", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij. Sipas kreut te qeverise nje nga ambiciet me te medha te qeverise se tij ishte edhe punesimi i te rinjve ne vend. Ne kete kuader, sipas Berishes, vepra te tilla te rendesishme ishin nje zgjidhje e mire per punesimin dhe per te permbushur qellimet dhe premtimet e qeverise. Kreu i qeverise u shpreh i sigurt per nje mandat te dyte qeverises, duke theksuar se gjate ketij mandati shume projekte do t'i dedikoheshin kesaj zone. "Ne Kenete do te mbulohet dhe do te shnderrohet ne bulevard edhe kolektori tjeter. Po ashtu dhe ne Spitalle do te investojme deri sa cdo rruge dhe rrugice, te marre standardet me te mira te qytetit te bukur te Durresit", premtoi kryeministri Berisha ne rast te marrjes se nje mandati te dyte nga ana e mazhorances qe ai drejton. Berisha theksoi faktin se qytetaret tashme e besonin qeverine dhe premtimet e saj, pasi kishin pare nje ndryshim rrenjesor te vendit gjate ketyre kater viteve.