Diana Culi, kandidate e PSD-se per Permetin
Partia Social Demokrate tashme ndodhet ne nje tjeter faze politike te saj. Ndersa mbeten vetem dy muaj nga zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te 28 qershorit, kane nisur tashme takimet intensive per kete parti, si edhe prezantimi i kandidateve te saj, ne qarqet kryesore te vendit. Keshtu, pas prezantimit te kandidatit Bashkim Murati ne Qarkun Diber, vijon prezantimi edhe per Qarkun e Gjirokastres, ku ne liste per socialdemokratet kryesuese eshte Diana Culi, deputete aktuale e kesaj partie. Ka qene kreu i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, ne nje takim te zhvilluar dje me strukturat e kesaj partie ne Permet dhe Tepelene, ai i cili ka bere edhe prezantimin e saj. Gjate fjales se tij, kreu i PSD-se ka sulmuar edhe nje here kreun e mazhorances, Sali Berishen duke e akuzuar per korrupsion. "Kryeministri Berisha nuk kujdeset per te zgjidhur problemet e popullit, por vetem te mbushe xhepat e tij", akuzoi Gjinushi.