E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kartat, zgjidhje brenda prillit ose deshtuat"

"Nese nuk ka zgjidhje te arsyeshme brenda muajit prill, procesi mund te quhet i deshtuar". Kjo eshte deklarata e bere dje nga nensekretari per Ceshtjet Ligjore ne Partine Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili vleresoi se situata e procesit te pajisjes me leternjoftime tashme ka hyre ne fazen me kritike. "Kjo per arsyen e thjeshte, se nese nuk ndermerret nje ndryshim radikal ne lidhje me politiken e pajisjes se shtetasve me leternjoftime brenda muajit prill, procesi perfundimisht deshton, dhe bashke me te edhe cdo grimce legjitimiteti per zgjedhjet", theksoi Gjiknuri. Per sa i perket ndryshimeve te paraqitura dy dite me pare nga kryeministri Berisha, per skemen e shperndarjes se rimbursimit, zyrtari socialist theksoi se keto deklarime dhe propozime "perfundimisht konfirmojne ekzistencen e problemit qe Partia Socialiste ka kohe qe e ka bere prezent, problem ky qe po rrezikon seriozisht procesin e ardhshem zgjedhor". Sipas tij, kryeministri ne vend qe te ofroje zgjidhje te pranueshme per problemin qe tashme vete e pranon, ofron skema aplikimi qe me shume komplikojne dhe e c'orientojne se sa zgjidhin problemin, duke anashkaluar ceshtjen themelore, ate te pamundesise ekonomike per pagesen fillestare te leternjoftimit. "Cdo mase radikale per adresimin e situates dhe per nje interes te qenesishem publik, jo vetem qe eshte detyrim kushtetues, por do te shpetonte perfundimisht zgjedhjet e lira nga deshtimi i sigurt, e bashke me to edhe te ardhmen evropiane te Shqiperise", nenvizoi nensekretari per Ceshtjet Ligjore ne seline roze. Partia Socialiste prej kohesh ka paraqitur nje projektligj per pajisjen falas me leternjoftime te shtetasve pa pasaporte, qe sipas tyre do te ndihmoje ne shpetimin e zgjedhjeve dhe do te garantoje standardet e kerkuara.

D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›