"Beteja e opozites, heqja e takses se votes"
Lideri i G99, Erion Veliaj, zhvilloi dje nje takim me familjet e varfra ne Kukes, ku edhe deklaroi se "Shqiperia nuk iu perket femijeve te Fahriut dhe Saliut". "Kjo eshte Shqiperia e njerezve me pak te privilegjuar", theksoi Veliaj, "ndersa Shqiperia tjeter eshte Shqiperia e femijeve te Fahri Balliut e te Sali Berishes, te cilet mund te jene milionere qe ne moshen 20-vjecare, fale pushtetit korruptiv te prinderve te tyre". Sipas tij, beteja me e madhe e opozites sot, eshte qe te heqe perfundimisht taksen e votes dhe pas zgjedhjeve te ndryshoje krejtesisht menyren se si funksionojne gjerat ne Shqiperi, duke krijuar shanse e mundesi te barabarta per te gjithe, edhe per ata qe nuk e kane mbiemrin Berisha apo Balliu. Veliaj zhvilloi ne kete qytet edhe nje takim me te rinjte e Kukesit, te cilet do te votojne per here te pare ne zgjedhjet e 28 qershorit. Lideri i G99 u kerkoi atyre qe te mos e shikojne me mosbesim politiken, por te behen pjese aktive e nje fushate pozitive.