E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: Prioriteti yne, mjekesia dhe arsimimi

Sekretari per programin ne Partine Socialiste, Andis Harasani, beri te ditur dje se programi i cili do te filloje te zbatohet qe ne 29 qershor, pas fitores se zgjedhjeve, do te jete mjekesia, pasi eshte prioritet kryesor se bashku me arsimin. Deklarata e deputetit socialist, u be gjate nje nisme te vullnetareve te Partise Socialiste, studente te mjekesise, te cilet ishin ne Kamze per te ofruar sherbimin shendetesor falas. Ata kane ngritur cadra, ne te cilat jane ofruar sherbime shendetesore paresore per banoret e komunitetit te Kamzes. Kjo nisme ka nisur diten boterore te shendetit, ku keta vullnetare zgjodhen ne forme simbolike te kryenin sherbim shendetesor per banoret e periferise. "Te vjen keq, kur vjen dhe prek me dore, ate qe kryeministri aktual vetem nje jave me pare e quajti mrekulli ekonomike. Berisha tha qe edhe qyteti i Tiranes duhet te marre shembull", tha Harasani, duke iu referuar kryeministrit i cili eshte shprehur per mrekulline e krijuar ne Kamze. Sipas tij, te vjen keq kur sheh njerez te semure, te cilet problemin madhor e kane per te blere ilacet, te vizitohen, te blejne faturen e energjise elektrike, apo te rregullojne shtepite, ku shihen fare mire kushtet ne te cilat jetojne. "Ajo cfare ne kemi filluar se bashku me vullnetaret e bashkimit te ri per ndryshim, duke filluar nga kjo zone dhe ne te gjitha zonat e Qarkut te Tiranes, po mundohemi t'ju qendrojme sa me prane atyre qe kane nevoje, duke treguar se kjo eshte nje nga pikat kryesore te programit tone", tha zyrtari socialist.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›