E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ne do të ndërtojmë çdo kilometër rrugë rurale

19-04-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha inauguron rrugën Kozarë-Kuçovë, investim me vlerë 163 milionë lekë

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë dje në inaugurimin e rikonstruksionit të rrugës Kozare-Kuçovë. Rruga Kozarë-Kuçovë, 3.82 kilometra, lidh qendrën e komunës Kozarë, me qytetin e Kuçovës. Përfitues nga ky investim janë 25 mijë banorë të komunave Kozare, Kuçovë, Perondi. Kjo rrugë është financuar nga Qeveria Shqiptare, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve, me vlerë 163 milionë lekë. Ky investim është pjesë e një ndërhyrjeje të integruar që Fondi Shqiptar i Zhvillimit po kryen në kuadër të strategjisë rajonale të zhvillimit në qarkun e Beratit. Së bashku me dy rrugët e tjera Grekan-Vlashuk 13.5 kilometra dhe Kozare-Fiershegan 18.1 kilometra, punimet e të cilave janë në zbatim, kjo zonë merr rëndësi, duke u bërë një pikë ku kryqëzohen rrugët që lidhin qarkun e Beratit me atë të Fierit dhe Elbasanit.
Në pjesën urbane, rruga ka një gjerësi asfalti prej 5-6 metra dhe është e pajisur me trotuare në të dy krahët dhe është e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, përfshirë sinjalistikën rrugore. Pjesë e këtij investimi ka qenë dhe zgjerimi i urës ekzistuese të Kozarës, që sot është me dy kalime. Kryeministri Berisha informoi banorët se fillojnë, gjithashtu, punimet në dy segmentet shtese që ka kërkuar komuniteti i zonës: rikonstruksioni i hyrjes së qytetit të Kuçovës, si dhe rikonstruksioni i aksit Polovinë-Drizë, i cili do të lidhe komunën Perondi me rrugën Kozare-Kuçovë.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›