E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ne kater vitet e ardhshme Saranda me infrastrukturen me moderne


Turi elektoral i kryeministrit Sali Berisha ka vijuar në jug të vendit, në qytetin bregdetar të Sarandës, ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “aleanca për qytetarin” Edmond Gjoka.

Në fjalën e tij kryeministri Berisha ka garantuar qytetarët se Gjoka do marrë mbështetjen maksimale të qeverisë, si kusht kryesor për Shqipërinë vend të zhvilluar.
Sipas tij gjatë qeverisjes së tij Edmond Gjoka e ngjiti Sarandën në krye të kurorës turistike të vendit.

“Votat për Edmond Gjokën do të shënojnë një sukses të vërtetë për Sarandën, perlën e bukurive botërore”, u shpreh kreu i qeverisë duke shtuar se në katër vitet që do të vijnë Saranda do të ketë infrastrukturën më moderne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›