E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ne kater vitet qe vijne do te ndertojme Tepelenen e zhvilluar

Aleanca për qytetin prezanton kandidatin për kryetar Bashkie të Tepelenës, Sevo Miçin. I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Sali Berisha.
Në fjalën e tij, Kryeministri tha gjatë këtyre viteve qeveria ka bërë një sërë reformash dhe investimesh, të cilët do të vazhdojnë më rritme më të larta në 4 vitet që vijnë. “Se ne jemi për Shqipërinë Europiane, jemi për Tepelenën Europiane”, theksoi kreu i qeverisë.

Me tej kryeministri solli në vëmendje faktin se janë investuar 30 milionë dollarë në Tepelenë dhe se në katër vitet që vinë këto investime do të katër fishohen.  “Do të ndërtojmë çdo rrugë, do ndërtojmë kanalizimeve, shkolla e ujësjellës. Do të kemi infrastrukturë moderne si të qyteteve evropiane. Në këto vite për secilin prej jush, për të gjithë shqiptarët, këto vite më punën tuaj dhe me përkushtimin tuaj, Shqipëria ka ndryshuar më shumë se kushdo tjetër. Nga vendi më i izoluar i planetit, sot jemi vend anëtar i NATO-s, kjo përbën arritjen më të madhe të sigurisë që nga koha e Skënderbeut deri më sot”, theksoi kryeministri.

Me tej ai theksoi se sot shqiptarët lëvizim të lirë në mbarë Europën. Po ashtu para pesë vitesh ne erdhëm nga 2400 kilometra rrugë, në këto vite kemi asfaltuar 8000 kilometra të tjera. Kryeministri premtoi se investimet në infrastrukturë do të vijojnë më tej.

“Me mundin tuaj dhe reformat e qeverisë, ne ja dolëm dhe arritëm të dyfishojmë të gjithë pensionet në Shqipëri, të dyfishomë ndihmën ekonomike, të rrisim rrogat. Lufta ndaj varfërisë dhe papunësisë ka qenë pozitive. Shqipëria është e vetmi vend me rritje ekonomike. Por ka ende varfëri. Por unë i garantoj ata, që kjo qeveri do të bëj gjithçka për ta. Deri sa qytetari i fundit mos ketë nevojë të marrë ushqime me lista, do rrisim ndihmën ekonomike dhe do të rrisim rrogat. Tepelena turistike do të jetë motoja jonë në 4 vitet e ardhshme”, ka nënvizuar kryeministri.

Më pas kryeministri u fokusua në investimet në sektorin e bujqësisë, ndaj kërkoi nga fermerët e Tepelenës të mbjellin sa më shumë drurë frutorë. “Të mbjellim sa më shumë ullinj, të mbjellim sa më shumë arrorë. Kryevepra jonë do të jetë të shndërrojmë Shqipërinë në kopshtin më madh frutor në Ballkan. Qeveria do të financoj çdo fidan ulliri, shege, bajame e çdo gjëje që do të mbillni ju, për përmirësimin e jetës tuaj.”, tha Berisha

Ai bëri me dije se qyteti nuk do të shmanget me ndërtimin e autostradës, sepse Tepelena do të jetë nyje kryesore për transportin e vendit.
Ai tha po ashtu se vitin që kaloi turizmi u 11 fishua. Më pas ka bërë thirrje të votohet koalicioni i djathtë. “U bëj thirrje me 8 Maj, votoni “Aleancën për Qytetarin”, kandidatin Sevo Miçi, sepse ju jeni të parët, Tepelena është e para, Shqipëria është e para.”, theksoi kryeministri.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›