E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet demtohen dy zyra elektorale ne Tirane

Dy zyra elektorale njëra e LSI-së dhe tjetra e PS-së, janë dëmtuar gjatë natës në rrugën e Porcelanit në Tiranë.

Ngjarjet kanë ndodhur në një rreze prej 200 metrash nga njëra-tjetra, aq sa është distance mes dy zyrave, e kandidatit të LSI për njësinë tre përballë ish Profarmës dhe e kandidatit të PS, tek Xhamlliku.

Oficerët e komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë ngjarjeve.

Ende nuk është përcaktuar nëse janë goditur të parët xhamat e derës së zyrës elektorale të LSI-së, apo është goditur duke shkaktuar një vrimë në xhamin ku ndodhet posteri elektoral I Edi Ramës, në zyrën elektorale të PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›