E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ne, komb i rilindurMotiv për t’iu falur Zotit

Të tjera rreth shkrimit Ortodoksët festojnë ringjalljen e Krishtit Topi uron besimtarët: Më shumë fat e begati Janullatos: Dilni nga korrupsioni  TIRANË – Pak minuta pasi ka mbërritur në Shqipëri, kryeministri Berisha ka vizituar selinë e Kishës Orthodokse ku ka uruar Pashkën për besimtarët orthodoksë. Duke uruar për më shumë gëzime e mbarësi, Kryeministri theksoi se shqiptarët kanë motive të mëdha për t’iu falur Zotit, për rilindjen e tyre pas kapërcimit të errësirës dhe izolimit.

Ai ka dhwnw pwr gazetarwt mesazhin e tij për të gjithë besimtarët shqiptarë.

“Uroj që Pashka tjetër të na gjejë edhe më mirë, së bashku me vëllezërit ortodoksë ta festojmë në Katedralen e re. Ne shqiptarët kemi motive më të mëdha se kushdo tjetër që t’i falemi Zotit sepse ne jemi një komb i rilindur, sepse besimet tona janë besime të rilindura, sepse asnjë komb tjetër nuk pati fatin tonë të izolohej në errësirat më të thella, të privohej nga besimet dhe shpresat. Pra këto 20 vite, janë vite të rilindjes së vërtetë të shqiptarëve, të besimeve të tyre të mëdha’, tha kryeministri.

(aq/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›