E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohen pasi festuan Pashkët, një i vdekur dhe dy të plagosur

Korçë- Pashkët janë përgjakur në qytetin Korçës si pasojë e një aksidenti të rëndë ku ka humbur jetën një përson dhe janë plagosur dy të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Boboshticë Korçë, saktësisht në vendin e quajtur kthesa e Ersekës.

Renaldo Beqiraj i cili ka qënë edhe drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, teksa makina e tij  përplasur më një tjetër dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumë. Ndërsa janë plagosur bashkëshortja  e tij Suela Memetllari dhe kunata e tij Xhina Memetllari. Ato po ktheheshin në shtëpi pas festimit të Pashkëve.

Dy të plagosurat u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje po heton mbi aksidentin, ndërkohë që është shoqëruar për në komisariat drejtuesi i mjetit tjetër të përfshirë në aksident.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›