Korçë, një i vdekur dhe dy të plagosur në një aksident

Policia bëri me dije se një automjet tip Golf, ka përfunduar në lumë tek udhëtonte në aksin rrugor Korçë-Boboshticë, në vendin e quajtur Kthesa e Ersekës.
Nga ngjarja, mbeti i vdekur drejtuesi i automjetit, shtetasi Renaldo Beqiraj, ndërsa janë plagosur bashkëshortja e tij, Suela Memetllari dhe kunata e tij, Xhina Memetllari.
Dy gratë janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës. Forcat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes ku nisën hetimet për të zbardhur rrethanat. /Start/
2012-04-15 08:55