E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, digjet një banesë, e shpallur monument kulture

GJIROKASTER - Digjet në Gjirokastër “Shtëpia e Haderajve”, e shpallur monument kulture. Ndërtesa tre katëshe ishte e pabanuar dhe ishte parashikuar për t’u restauruar këtë vit nga qeveria.

Mësohet se flakët kanë përfshirë banesën rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa zjarrfikëset kanë mundur të shuajnë zjarrin vetëm pas 2 orësh.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Shtëpia ishte banuar së fundmi një vit më parë nga një familje, e cila ishte larguar për shkak të rrezikshmërisë për shembje të godinës.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›