Përmbyten fshtarat e Krujës, 15 shtëpi nën ujë
Krujë- Shirat e dendur të ditëve të fundit kanë përmbytur disa fshatra ne Krujë. Shkak është bërë dalja nga shtrati i lumit Ishëm si dhe mosfunksionimi i kanaleve kulluese.
Gjendja paraqitet tejet e vështirë në fshatrat Bilaj, Murshin, Murkuç, Marzhe dhe Gramz. Qindra hektarë tokë janë përmbytur dhe dhjeta banesa janë rrethuar nga uji.
Tokat e përmbytura mësohet të kenë qënë të mbjella me grurë.