E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha: Ne nuk bllokojmë asnjë kandidat që të bëjë transparencë

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se PD nuk bllokon asnjë kandidat që të bëjë transparencë në lidhje me rinumërimin e votave.

Duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kandidatët demokratë nga lista e hapur që kanë kërkuar rinumërim të votave preferenciale të zgjedhjeve të 11 majit, Berisha shtoi se nëse ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm, ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor.

“Kurse për sa u përket kandidatëve, unë nuk e di sa kanë kërkuar rinumërimin apo sa kanë kërkuar procedurën, por cilido që dëshiron, është i lirë ta bëjë. Ne nuk bllokojmë asnjë njeri që ta bëjë transparencën. Në qoftë se ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm, ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor. Këtu ne nuk kemi dy standarde”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “kam përsëritur udhëzimin që çdo kandidat që kërkon transparencë, t’i jepet mbështetje nga partia”.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›