Kombetarja e peshengritjes proteste para Kryeministrise

Kjo eshte vetem nje nga kerkesat e tyre qe vijojne me rritjen e ketij trajtimi ushqimor nga 15 mije lekte qe eshte aktualisht ne 50 mije deri ne 200.000 mije ne varesi te cilesise se sportistit. Gjithashtu nje tjeter pike e kerkesave te tyre lidhet me sigurimet e tyre dhe njohjen e viteve te sportit si vite pune dhe njekohesisht sigurimi i nje vendi pune per sportistet medalist ne polici ose garde.
Ne kete proteste te tyre sportistet e trajneret e perfaqesueses se peshengritjes jane mbeshtetur edhe nga nje grup tifozesh kuqezi.
Pas qendrimit prej disa oresh perpara kryministrise nje pjese perfaqesuesish te ketyre sportisteve u takuan me keshilltarin e kryeministrit Neritan Ceka takim ne te cilin u parashtruan keto kerkesa te sportisteve per ti kaluar me pas kryeministrit. Mosplotesimi i tyre i rrezikon vendit tone kampionatin boteror qe fillon me 17 shtator e qe zhvillohet ne Turqi.
Rendesia e ketij aktiviteti rritet edhe me shume pasi eshte boterori ne te cilin sigurohen edhe piket per tu kualifikuar per ne Olimpiaden e Londres 2012.